• |
ide | kryesore

F1/ Hamilton rinovon me Mercedes deri në 2025: 7 herë kampioni i botës në timon deri 40 vjeç

-Instant, Sport
Hamilton



Tani është zyrtare: Lewis Hamilton dhe George Russell do të mbeten pilotë të Mercedes edhe në 2024 dhe 2025. Skuadra e Brackley ka konfirmuar formacionin për dy sezonet e ardhshme, duke hequr përfundimisht çdo dyshim në lidhje me rinovimin e kontratës së 7 herë kampionit të botës. Me këtë lëvizje anglezi do të vazhdojë të garojë në F1 të paktën deri në 40 vjeç.

KOMUNIKATA

“Ekipi Mercedes-AMG PETRONAS F1 është i kënaqur të njoftojë se Lewis Hamilton dhe George Russell do të mbeten pilotët e ekipit për dy sezonet e ardhshme. Të dy kanë qenë kolegë që nga fillimi i sezonit 2022 dhe të dy do të vazhdojnë marrëdhënie të gjata me skuderinë. Leëis do të pilotojë për ekipin në sezonet 2024 dhe 2025 dhe do të vazhdojë një marrëdhënie historike e cila ka siguruar gjashtë kampionate botërore të pilotëve dhe tetë kampionate botërore të konstruktorëve. Që kur është bërë pjesë e ekipit zyrtar, Lewis ka marrë 82 fitore dhe 78 pole position, duke u bërë piloti më i suksesshëm në historinë e këtij sporti.

Lexo më tej: “Zezaku i vogël”, fraza raciste e homofobe ndaj Hamilton: gjobë ‘spektakolare’ për ish-kampionin e F1 Piquet

Rinovimi siguron vazhdimin e dyshes më të suksesshme ekip-pilot në historinë e Formula 1, të paktën deri në vitin e 13. George ka rinovuar deri në fund të sezonit 2025, një marrëdhënie që filloi në 2017. Atëherë 18-vjeçari iu bashkua programit të Juniorëve të ekipit përpara se të përparonte në rangun në F1. Pasi garoi për Williams, ai u promovua në kolegun e Lewis Hamilton në 2022 dhe shënoi fitoren e tij të parë në vitin e kaluar në Çmimin e Madh të Brazilit”.

HAMILTON: “KURRË MË I URITUR PËR FITORE”

“Ne ëndërrojmë çdo ditë të jemi më të mirët dhe i kemi kushtuar dhjetë vitet e fundit arritjes së këtij qëllimi të gjithë së bashku – tha Hamilton -. Arritja në majë nuk ndodh brenda natës ose në një periudhë të shkurtër kohe. Kërkon angazhim, punë të rëndë dhe përkushtim. Ka qenë nder të hyj në librat e historisë me këtë ekip të jashtëzakonshëm. Nuk kemi qenë kurrë kaq të uritur për të fituar. Kemi mësuar nga çdo sukses por edhe nga çdo pengesë. Vazhdojmë të ndjekim ëndrrat tona, vazhdojmë të luftojmë pa marrë parasysh sfidën dhe do të fitojmë përsëri. I jam mirënjohës skuadrës që më ka mbështetur si në pistë ashtu edhe jashtë saj. Historia jonë nuk ka mbaruar, ne jemi të vendosur të arrijmë më shumë së bashku. E nuk do të ndalemi derisa ta bëjmë këtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *