• |
ide | kryesore

Plagosi me thikë një person në Vaun e Dejës, arrestohet një vajzë 21-vjeçare

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident në aksin Bilisht-Kapshticë, ka të plagosur



Një 68-vjeçar është plagosur me thikë në fshatin Laç të Vaut të Dejës. Policia raportoi se autori i sulmit është një vajzë 21-vjeçare e cila është identifikuar dhe arrestuar nga policia. 

Nuk dihet shkaku i konfliktit dhe as gjendja shëndetësore e të plagosurit. Ky i fundit është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës. Policia njoftoi vetëm se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Z. P., 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i plagosur me mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21-vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *