• |
ide | kryesore

Sterilizimi/ Arben Gjata dhe Genc Burazeri paraqiten sërish në SPAK

Lajme, Të fundit
SPAK, Berisha



Arben Gjata dhe Genc Burazeri paraqiten në SPAK. Gjata është rektori i Universitetit Mjekësor të Tiranës, ndërsa Burazeri kushëriri i parë i ish-ministrit të Shëndetësisë Ili Beqaj.

Burazeri përgatiti raportin e fizibilitetit për dhënien e koncesionit të sterilizimit. Sipas SPAK të dhënat e studimit të Burazerit ishin të rreme.

Të dy akuzohen për falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre dhe janë nën masën e “Detyrim paraqitje”. Gjata dhe Burazeri janë të detyruar të paraqiten në SPAK të premten e parë dhe të fundit të çdo muaji. Gjithashtu me detyrimin për paraqitje është dhe Naile Ajazi dhe Pertef Mersini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *