• |
ide | kryesore

Vidhte farmacitë në Tiranë, vihet në pranga 34-vjeçari

Arkiva



Një 34-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka vjedhur disa farmaci në kryeqytet.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, gjatë ditëve të fundit, në disa farmaci në Tiranë, duke u prezantuar si punonjës i depove farmaceutike.

Dy prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore. Më datë 21.08.2023 dhe më datë 22.08.2023, i riu ka vjedhur produkte të ndryshme në dy farmaci. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *