• |
ide | kryesore

Mos e shani Bashën, qeshni me të!

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Pas maskaradës së fundit me flamurin dhe siglën e PD-së, shumica e atyre që e mbështetën Lulzim Bashën, kur vrau babain e vet politik, sot janë ndarë në dy grupime të mëdha. Të parët e kanë marrë seriozisht kuvendin e vulës të mbledhur këtë të shtunë. Ata kanë vënë kujën se si Luli ka zhdukur nga statuti fjalën dorëheqje duke u bërë njësoj si Saliu, që nuk di të largohet kurrë, madje edhe pas humbjeve të njëpasnjëshme. 

Të tjerët ende nuk i besojnë syve dhe veshëve kur shohin se si, në një ish parti të kthyer në bandë mercenarësh, Basha do të marrë për vete edhe funksionin e kreut të grupit parlamentar. Të gjithë këtë grupim e përbashkon një gjë: ata i marrin si serioze gjëmat që dëgjojnë nga goja e atij që e kanë pasur kryetar për gati një dekadë.

Lexo me tej:

Basha mbledh mbetjet e vulës. Ata që janë larguar e masakrojnë

Të dytët kanë një qasje tjetër. Duke e kuptuar sesa qesharake është të bësh betejë epike me Bashën, ata thjeshtë po e tallin. Dikush e quan si festë synetie, atë që ndodhi sot, një tjetër e konsideron organizatorin e saj si dikë që do të jetojë në deziluzion, ndërsa një i tretë bën autoironi me faktin se ka besuar vërtet që një ditë Luli mund të drejtojë qeverinë.

Pavarësisht se të dyja grupimet janë gabim, pasi secili prej tyre ka besuar edhe pas majit 2021, që Lulin e mbështet shumica e demokratëve, madje madje, vazhduan të përkunden në këtë përallë edhe pas kuvendeve të dhjetorit të atij viti, pra brenda të qenit të gabueshëm, këta të dytët kanë më shumë të drejtë.

Basha përjetësisht kryetar, fshin fjalën “dorëheqje” nga statuti 

Dhe ka një arsye të qartë se pse Luli duhet trajtuar me të qeshur. Ndryshe nga ata që friksohen se ai po bëhet autokrat, diktator apo se po mbledh të gjitha pushtetet brenda vulës, Basha duhet marrë për atë që është realisht. Ai nuk ngjan as me Edi Ramën, që ka zhdukur zgjedhjet nga PS dhe që i’a imponon asaj ministrat pa pyetur askënd. Ai nuk krahasohet as me Berishën, para të cilit s’guxon të pipëtijë askush edhe kur pëson disfata katastrofike. Ai nuk përbën shembull antidemokratik si Ilir Meta, që kur iku vetë në presidencë ia la trashëgimi partinë gruas. Dhe i pari dhe i dyti dhe i treti mund të simbolizojnë sot e gjithë ditën shembuj tipikë shqiptarë të autokratëve më mendjengushtë. Por sado të rënda të jenë mesazhet që ata japin, sado të dëmshme efektet që lënë trashëgim, në të mirë apo në të keq, duhet thënë që edhe Rama edhe Berisha edhe Meta kanë së paku një parti.

Tratativat për bashkimin e grupit të PD/ Si janë ndarë palët? 

Ndërsa Basha ka vetëm vulë të vjedhur. Edhe po të dojë të jetë diktator apo grumbullues pushtetesh, ai është i tillë vetëm në imagjinatën e tij. Ai nuk ka as mjete as forcë për ti sendërzuar ëndërrat e veta më të errëta. Shpesh ai ngjan me atë personazhin e njërit prej filmave më të parë në Netflix, “L’isola della Rosa”, që për tu bërë kryetar shteti ngriti një platformë çeliku në mes të oqeanit, të cilës i vuri emër, i krijoi flamur dhe e pagëzoi me vulë. 

Se si mbaron fabula e këtij fiksioni është lehtësisht e imagjinueshme edhe për ata që nuk e kanë parë. Fiks kështu është edhe historia e Bashës. Prandaj është qesharake ta trajtosh atë si rrezik. Në vend të merremi me ato që bën, me ato që thotë apo me ato që rrëmben, le të bëjmë me të pak humor. Eshtë mundësia e vetme në këtë sezon të zymtë politik.

©Lapsi.al



31 Comments

  1. Fiks tragjikomedi, nje sharlatan i bere peshqesh nga Berisha si ish shoku i vajzes! Dhe Berisha vete duhet te ndihet ne faj qe ka mbeshtetur kete injorant te pacipe, dhe te beje hap pas nga funksionet ne partine qe e ka humbur ligjerisht! Le te punoje ne hije me te besuarit e tij, mjaft Sali, mjaft eshte mjaft!

  2. Ne diktature Enver Hoxha u perpoq(dhe ia doli) te ndertonte “Njeriun e Ri”.

    Sot Soros po nderton, dhe me shume sukses “Njeriun e Hapur”, te tipit Rama, Basha, Veliaj……..

    Internacionalist i pari, ende me keq i dyti…..

    Gjithcka ne funksion te shkaterrimit te parimit natyral te kombit!

    1. Namut, na morët më qafë…
      Thamë të punojmë deri në 2029, por mesa duket, pas kësaj, patronazhistët do të jetojnë të lumtur për gjithë jetën.

  3. Basha nuk eshte per tu marre me te qeshur sic thote Bushati, ai eshte per tu marre me shqelma

    per ate qe po i ben popullit opozitar duke u vene ne sherbim me pagese ndaj Rames per te

    sabotuar opoziten. Askush nuk do te kishte te drejte as ta perqeshte as ta urrente Bashen apo

    bashistet e tjere nese ata do te krijonin nje force politike te tyren ,me emrin ,me siglen qe duan

    vete e te konkuroninn qofte si opozitar apo si mbeshtetes te regjimit, por keta kane marre emrin,

    vulen,flamurin e PD-se me forcen e Rames duke penguar popullin opozitar te perfaqesohet ne menyre

    legjitime. Eshte si te pranosh nje mysafir ne shtepi e ai te nzjerre jashte pjestaret e familjes, te te

    vjedhe pronesine e baneses, te te marre edhe pasaporten e te thote jam une kryefamiljari dhe pronari

    i shtepise.

  4. Pasi e anatemuan me gjithcka munden kujtuan se e howen qafe Bashen beseprerin e skemes se Ramiz.Alise, beseprerin e Berishes, Metes dhe Rames. Pjesmarrja masive dhe organizimi mahnites i Kuvendit te sotem i ka zhgenjyer kundershtaret e Bashes dhe ne kontekstin e konsumit te gjithe fyrjeve tani kane kaluar ne cinizmin alla Bushat. Kot e kane Basha nuk do ja leje kurre ne dore te doktorrit te gjyshit te Bushatit fushen e opozites shqiptare. Vula e PD nuk eshte ne dore te Bashes por te pertnerit me te madh te.Shwiperise SHBA.

  5. revolucioni i shumëpremtuar ju ofroi demokratëve një kullë të madhe, duke bërë krahasimin me malin e Shkëlzenit.
    “Demokratët nuk mund të ulen nën hijen e malit të Shkëlzenit”Kur kthehet 80 vjecari salih karaxhici ju e quani demokraci,kur kthehet 45 vjecari duhet te qeshni thote nipi i byrose bushati,shpellkaret e salihut duan revolucion nga kulla e shkelzenit

  6. Rikthimi i këtij tradhtari në opozitë është lajm i keq që duhet trajtuar me seriozitet. Të mos harrojmë që pak përpara riardhjes se tij u zhvillua një takim sekret i Bashës dhe Ballës, prandaj sytë katër. Ai ka ardhur që të shkaktojë dëmin më të madh të mundshëm në opozitë, sado i parëndësishëm të duket.

  7. Hohoho, u kënaqëm. Film pa pare Berisha në një anë, me dy këmbet në varr dhe ca përreth që i këndojnë serenata si Romeo Xhuljetës. Nga ana tjetër Luli i Republikës së Re që vazhdon luftën që sapo rifilloi përsëri. Në stadium Lapsi me shokë që hedhin banane në fushë.

  8. O Naim te ishe gjalle ,tani ta shikoje si e kane katandisur Shqiperine. Te huajt qe kane gllaberuar Shqiperine ,na kane vene dy vesh gjateKryeministrin rama,,qe nga mengjezi ne darke pin vetem kokaine. Ne opozite nje qesharak,qe ne gjume e vene me morfine dhe cfare i del ne ender naten,i del nje plak me shkop te gjate,qe i thote sa te jete rama kryeminister,,sta heq dot njeri as vulen,as opoziten.Dhe ky mjeran mendon ,se nje dite rama do ta beje kryeminister ,prandaj pellet,se une dy mandate do ri kryeminister dhe do ja jap alibejajt kryeministrine,bashke me vulen dhe partine.O Naim si e kishe enderuar shqiperine nje kopesht me trendeline e kane bere rama me lulin ,ne vend te trendafilave e kane mbjelle me heroine.Qe shqiptaret kur e pine marin arratine dhe po shkove ne angli , ne cdo meter do gjesh dy afrikane dhe nje shqiptare.

  9. KY Loqja ka bere deal me Ramen dhe hyn ne qeveri si koalicion I Ps-Pd.
    Ne zgjedhje Rama I jep nja 4 vende(ne vend te Metes) dhe jemi ne rregul.
    I duam prej verteti apo fallco???

  10. Bushat para se te shkruaje kete artikull do beje mire te shkoje te pallati i sportit e te shikoje me syte e tu entuzjazmin e antaresise se PD, te ndjeje antiberishizmin e salles dhe vendosmerine e atyre njerezve, kompaktesine e tyre dhe nervin per te vazhduar perpara si demokrat qe skane bere kompromise me moralin e tyre per interesa ekonomike. Aty kishte shprese!

    1. Po mor shum mire meqe paskan qene te gjithe antiberishe. Te formojne partine Antiberishe e te hyjne e te fitojne zgjedhjet. Por nuk ben demokratike qe nje fraksion pakice te grabise vulen e shumices dhe te thote ne jemi partia. Vula, insitucioni eshte i shumices se anetaresise. Keshtu funksionon demokracia o shoku Astrit. Jo per gje, por Brava eshte dhe pro amerikan, pro-perendimor?:))

      A ju jeni ftoh qe i beni fresk nje regjimi qe grabit zgjedhjet dhe te emeron dhe opoziten fasade. Ca mut vendi doni ti lini femijeve tuaj mer legena!

    2. Krahasoni kuvendin e Sales kur fliste para 10 antareve te Partis se liaise ; se demokratet se duruan dot dhe Lulzim Bashen sot Cudi e madhe eshte eeeeee si ju duket.!???!!!

  11. Nëse kishtë kaq entuziazëm nuk do thotë që ata ishin demokratë.Te tërë me pak përjashtim ishin vetëm aktorë të ardhur nga kontingjentet e rilindjes e patronazhistë gjatë xhirimit të një fiction për të treguar atë që në të vërtetë është një gënjeshtër e madhe.Dhe tregoi që një njeri jeton në iluzion duke menduar që ai mund të shpëtojë PD dhe vendin duke qenë kryetar i përjetshëm!!!Në fakt nuk ka asgjë sepse çdo gjë mund t’a quash këtë grupin por PD dhe të qënit demokratë Kurrë.Basha e Rama do të vazhdojnë planin famëkeq të vazhdimit të monizmit sorrosian,largimit nga Europa e sundimit të kësaj dyshe antishqiptare.Por të shpresojmë jo për gjatë dhe për këtë shqiptarët të bëhen të vetëdijshëm e të reagojnë.

  12. Andi eshte nje mercenar! Kush paguan me shume! Dhe Andi keshtu do te largohet nga kjo Bote “i vockel” ashtu sic ja ndronte breket Saliu kur ishte i vogel! Keta jane Shqiptaret! Kane lindur per te qene skllever! Pra Basha nuk ben por ben Saliu? Ky eshte thelbi qe thone keta rrogetare!

  13. Nese ai ia arrin te ndryshoje statutet per te arritur qellimin e tij, nese eshte kryeja e 9 apo kusur deputeteve ne parlamentin e vendit, nese eshte “I barabarte” me tre te tjeret, kjo nuk eshte me per te qeshur. Po te qeshnim do benim humor me veten tone, por jo me të .

  14. kryeministri Sali Berisha ka dërguar vajzën e tij në Gjermani, teksa djalit Shkëlzenit i ka kërkuar strehim në një nga vendet offshore. Madje gazetari i njohur Çupi ka treguar se si do të dorëzohen vilat, tokat e dyshes Meta-Berisha në bregdet, pasuria në portin e Durrësit, Lalëz, Kepi i Rodonit, Tale dhe Shëngjin.Cunat shurranjose te salihut prisni dhe pak sa te filloje revolucioni i 4 qe salihu po ben gati dhe per ju do kete pune,deri atehere vazhdoni hani Mut salihu ne tv

    1. Kryetedaktori I gazeta e me te famshme ne bote New York Times, Zeri popullit , The Times, Gazeta Bashkimi , Frroku i çupit Hahaha I di mire gjerat ay is ka treguar partia 💩💩💩💩 thotë:

      Gazetari i njohur me fame boterore Frrok çupi !!!!Hahaha

  15. ARRESTOHET YMER KELLIRA:POLICIA E KAPI YMERIN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CYPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE ZENIT TE BABIT thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CYPIT EDI RAMES,ALEXANDER VUCICIT ,BATON HAXHIUT,BERAT BUZHALES DHE KRESHNIK SPAHIUT

  16. Lulushi është strateg i madh kur organizon aktivitete kombëtare partiake.
    Nuk kish vend më të mirë se Pallati i Sportit, pasi iu dha mundësia shoferëve dhe fatorinove të parkut të autobuzave për Itali e Greqi që të merrnin pjesë në Kuvendin e vulës.

    Unë prisja që Rama të bënte një kosh, si basketbollist dikur dhe te mbyllej aktiviteti i Lulushit, gjithmonë pa ide, sic e kemi parë qëkurse hyri në politikë. Dikur Rama e quajti “artist”, por sot e ka figurant në politikë ….

  17. Shqiperia ka 100 parti me antaresi qe te rregjistruar ne keto parti vene mbi 5 miljon shqiptare. dhe kjo sepse ne kongrese dhe podjume te ketyre partive rregjistrohen nje person ne meshume se 5 parti.Kjo do mari fund.Jo nga politika dhe politikanet hajdute dhe mashtrues shqiptare,por nga peresdimi ,nga Brukseli,qe do i veje fre abuzimit shqiptare.Cdo parti do rregjistroi antaresine ne gjykate me kartele personale te cdo antari,te nenshkruar prej tij dhe te legalizuar me ligj.Cdo antare i ketyre partive do dorzoje kuoten e lekeve qe duhet te depozitoje si antare i partise se tij dhe kjo kuot do dergjet ne nje bange shqiptare.Shuma e mbledhur nga antaresia e cdo partie do do shkoje ne llogarine bankare te cdo partie perkatese dhe 30 perqind te kesaj shume do mblidhet si taks nga shteti.Dhe per cdo per cdo zgjedhje lokale,apo kombetare,ky 30 perqindsh do ju kthehet mbrapa partive per te financuar gjedhjet dhe ,politika te beje zgjedhje sa te doje me parat e tyre do i bejne dhe shteti nuk do futi dore ne buxhetin e shtetit per financimin e ketyre partive ne zgjedhjet e rradhes.Kjo do rregulloi shume abuzime ,qofte financiare,apo antaresie.Aty do dali sa ka ne te vertete luli antare ne partine e tij.Aty do shikojme se patronazhistet do i mbushin sallat e partive qe i rekomandon rama ti stimuloje..Kapitalizmi te le te pasurohesh,por po abuzove ,vodhe apo mashtrove, ne gop te semes do te te coje.Se shpejti kush blen voten,kush shet voten,kush abuzon me voten,do ta gjeje veten ne qeli,nuk do shoh diell me sy

  18. Ne fakt Bushat po qeshim me ty, ke dy vjet qe mundohesh te influencosh ne opinjon publik per nongraten Berisha, e per dite nongrata po shkon drejt fundit. Kongresi i i PD e salla plot tregojne deshtimin tend. Nuk besoj se nuk e kupton por parate i ha dhe qeni!

  19. Mjerë Amerika, Britania e Madhe dhe gjithë Perëndimi, tani që Gaz Bardhi dhe çeta e tij pa parti u futun në bunkerin e Berishës në luftën “epike” kundër tyre!Larva komuniste salih ka leshuar larvat e vogla neper media qe i paguan vete me milionat e 64 katshit ne qender

    1. “S’na beson më njeri”/ Kadilli për situatën në PD: Çfarë pështyjmë, e lëpijmë. Ku janë ata deputetët që dje u rrahën dhe sot pajtohen?Sa hap e mbyll syte Gei bardhi u be e dashur per salihun dhe me vrap te gjithe shpellkaret e cecenet mediatik te salihut e shkelzenit 64,filloni lepijani bythen gazit gei tani.Ti cecen e dashuroje lulzimen me pare keshtu te thonte salihu tani e shan o maloku cecen i salihut

  20. Ne fakt, e drejte : Duhet te qeshim e te gajasemi ! Bashibazuku Brava eshte shembelltyra me e kjarte e ketij pusht-eti. Çdo gje forme dhe aspak thelb.

  21. A mund të na informoj SPAK nëse objekti i hetimit të tij është Sali Berisha i akuzuar publikisht për gjithë krimet e mundshme në menu, nga krime kundër njerëzimit me urdhërin e bombardimit të jugut në ’97 (kjo e vërtetuar nga dëshmitë e pilotëve, që u ulën në Itali) apo Shpërthimin në Gërdec, deri tek krimi me lejet e ndërtimit, siç është rasti i kompleksit partizani, që ja dha dhëndrit të tij. Jam shumë i sigurtë që publiku do ishte shumë i interesuar.Beniamini i salihu ishte basha,por kur ky vendosi ta coje ne vicidol salihun me non grada ju shani lulin tani,cecene hesapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *