• |
ide | kryesore

Lulaj dëmtohet përsëri: rezonanca i jep frymëmarrje lehtësusese Tiranës

-Instant, Sport
Lulaj



Katër pikë në dy ndeshje, ndoshta nuk janë plotësisht kuota që kënaq Tiranën në këtë start kampionati. Por tekniku Orges Shehi duhet të ngushëllohet me faktin që është ende i pamundur pas një derbi dhe një transferte. Kundër Teutës, kryeqytetasit nuk përsëritën dot përmbysjen si bënë me Dinamon, edhe pse i shkuan fare pranë. Tani Shehi ka kohë, bashkë me lojtarët të punojë mbi përmirësimin e disa mekanizmave. Sidomos defensive, sepse është e papranueshme që skuadra nënkampione e aspirante për titull të pësojë katër gola në dy ndeshje. Por duhet ta bëjë pa Bruno Lulaj, i rikthyer ndaj Teutës e sërish i dëmtuar.

Pikërisht për këtë arsye, ditët e pushimit të lejuara nga tekniku për lojtarët kanë qenë vetëm dy. Nga nesër bardheblutë do të kthehen në regjimin stërvitor, për të qenë gati për ndeshjen e javës së tretë, atë kundër Skënderbeut kryesues. Në dispozicion të teknikut do të jenë të gjithë lojtarët, me përjashtim të Bruno Lulaj. Mbrojtësi vuan nga një kontraktim muskulor dhe pas kontrolleve të bëra rezulton se është e nevojshme disa ditë pushim.

Lexo më tej: Video/ Fikja e dritave i sjell ters Teutës: pas përmbysjes durrësake, Tirana barazon me Najdovski

Asgjë serioze për fat dhe sipas parashikimeve të stafit mjekësor, Lulaj do të jetë gati për Tiranën, pas pauzës së kombëtares. Në këtë pikë, Shehi mund të jetë i qetë, edhe pse do të dëshironte të punonte mbi sistemin e mbrojtjes edhe me 28 vjecarin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *