• |
ide | kryesore

“Nëse nuk fitojmë, të mos humbasim”: Bajrami nuk pranon rezultat negavtiv me Çekinë dhe vlerëson Sylvinhon

-Instant, F1, Sport
Bajrami



“2 gola në qershor? Jam i lumtur që kam shënuar. Kemi ndeshje të vështirë me kundërshtar të fortë por përgatisim ndeshjen mirë. Jemi gati dhe japim maksimumin për këtë ndeshje”. Nedim Bajrami po kalon një moment të mirë në karrierë e kërkon ta vendosë atë në dispozicion të kombëtares. Kuqezinjtë do të luajnë në harkun e tre ditëve kundër kryesuesve të Republikës Çeke dhe Polonisë, dy favoritet e grupit kualifikues në Euro 2024. Fantazisti i Sassuolo është i bindur se kuqezinjtë kanë të gjithë potencialin për të marrë maksimumin nga këto ndeshje.

Në këndvështrimin e mesfushorit Bajrami, gjërat kanë ndryshuar. E pjesa më fondamentale lidhet me trajnerin. Braziliani ka krijuar një frymë entuziazmi që i ka bërë kuqezinjtë të besojnë se rezultati negative nuk është një alternativë: “Kam folur me trajnerin dhe më ka ndihmuar. Jam i lumtur që ka ardhur Sylvinho këtu. Duhet të fitojmë dhe nëse nuk ia dalim, të mos humbasim”.

Lexo më tej: “Me ju, ne jemi 12”: Polonia do të gjejë një stadium “zjarr”, shiten të gjitha biletat

Këshillat e para tekniku Sylvinho nuk i ka dhënë ende, ndoshta në pritje të seancës së parë stërvitore të grumbullimit, e parashikuar për sot. Bajrami e konfirmon, duke u shprehur se kundër Çekisë të gjithë duhet të jenë gati: “Trajneri? Ende nuk kam folur këtë herë sepse dje erdha por e dimë që duhet të japim maksimumin sepse e dimë që Çekia ka skuadër të fortë dhe duhet të jemi gati”, tha Bajrami. Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të shtatorit kundër Republikës Çeke në transfertë. Kuqezinjtë do të luajë në 7 shtator në Pragë e, më pas, në datën 10 shtator do të presin Poloninë në Arenën Kombëtare. Një ndeshje që do të luhet në një stadium të tejmbushur, me të gjithas biletat të shitura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *