• |
ide | kryesore

Rama nis paradën e sukseseve në Asamble: Kemi 1001 arsye për të qenë krenarë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e PS me bumin turistik të këtij viti. Kreu i qeverisë, i cili ka paralajmëruar edhe ndryshimet në qeveri tha se rruga për Shqipërinë 2030 është ende e përpjetë ndërsa sfidat janë tepër të mëdha.

“Të kuptohemi drejt qysh në fillim, ky është një fillim i ri nga një nivel i ri. Nuk është maja ku duam të arrijmë në fund të kësaj dekada. Rruga drejt Shqipëria 2030 është e përpjetë, sfidat janë më të mëdha.

Kur kthejmë kokën pas kemi 1001 arsye për të qenë krenar për rrugën që kemi bërë. Shqipëria e 10 viteve më parë kishte po këto dete, male, lumenj nga Thethi në Konispol, por nuk ishte një destinacion turistik evopiane.

Për turistët e pakët që vinin kryesisht nga vendet ish komuniste ky ishte një vend zhgënjyes. Këtë vit qysh në pranverë nuk ka pasur javë që të mos shkruhej për Shqipërinë”, tha Rama.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *