• |
ide | kryesore

Maehle akuza të rënda për trajnerin e Gjimshitit: “Sjellje diktatoriale, menaxhim i bazuar te frika”

-Instant, Sport
Maehle



Atalanta e Gian Piero Gasperini është tashmë prej vitesh një siguri solide e futbollit italian. Këtë sezon, janë Scamacca dhe De Ketelaere lojtarët që Hyjnesha dëshiron t’i japë vlerë, siç ka ndodhur tashmë në të kaluarën me shumë lojtarë. Por menaxhimi i “Gasp” nuk është gjithmonë i lehtë për t’u tretur. Nuk ka qenë, për shembull, për Joakim Maehle. Mbrojtësi i krahut danez, i cili u transferua te Wolfsburg në verë pas sezoneve të mira te zikaltrit, ka lëshuar akuza të rënda nga grumbullimi me ekipin e tij kombëtar.

“Më duhej një sfidë e re – pranoi Maehle -. Një ekip në të cilin mund të kisha një rol të ndryshëm nga ai te Atalanta, ku rrezikon gjithmonë pankinën. Te Wolfsburg ndihem pjesë e një ekipi dhe dhoma e zhveshjes është më e bashkuar. Ka një humor më të mirë. E kërkoja këtë ndjesi prej kohësh”.

Një krisje që erdhi më shumë me teknikun Gasperini sesa me vetë mjedisin, siç konfirmohet nga deklaratat e Maehle: “Nuk kishte liri te Atalanta. Nuk kishim kohë të shijonim kohën e lirë dhe trajneri dëshironte gjithmonë stërvitje pasdite. Kemi kaluar shumë ditë e shumë orë në qendrën sportive. Kishte një qasje thuajse diktatoriale nga Gasperini, ai vendoste për gjithçka. Nëse ishte planifikuar stërvitje e dyfishtë, nuk mund të shkonim në shtëpi për të fjetur, por duhej të qëndronim në strukturë”.

Maehle nuk i kursen fjalët për të përshkruar pakënaqësinë e tij për të kujtuar përvojën te Atalanta, gjithsesi të jetuar si protagonist: “Ti nuk ndihesh si person, je numër dhe nuk ke marrëdhënie me trajnerin. Ai mund të torturojë dikë për gjëra të çuditshme. Për shembull, ai nuk donte që unë të merrja Hojlund me vete në makinë. Më qortonte për këtë. Ishte një menaxhim i bazuar në frikë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *