• |
ide | kryesore

Pagoi Dumanin me 120 mijë euro për ekzekutimin e bashkëshortes, arrestohet avokati Alban Bengasi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Është arrestuar në aeroportin e Rinasit avokati Alban Bengasi, i shpallur në kërkim pas operacionit “Plumbi i Artë” dhe dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani.

Shkalla e parë e GJKKO i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Sipas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, avokati Bengasi i ka ofruar 120 mijë euro për të vrarë ish-gruan e tij. Atentat i cili nuk u krye nga Dumani.

“Në hyrje, në aeroportin e Rinasit, gjatë përpunimit të dokumentacionit të pasagjerëve, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar shtetasin A. B.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *