• |
ide | kryesore

Sërish tension në Kosovë/ Njësitë Speciale zbarkojnë në veri

Lajme, Të fundit



Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë hyrë në ambientet e fabrikës së veglave “Lola” në Zubin Potok, raportoi Kosovo Online.

Sipas raportimeve në këtë aksion të Policisë së Kosovës kanë qenë rreth 50 policë.

Në derën hyrëse të këtij objekti, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP ) ka lënë edhe një njoftim në gjuhën serbe, ku thuhet se prona në fjalë është pronë e ndërmarrjes shoqërore “Lola Alati” në likuidim dhe se është nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Në njoftim thuhet se çdo përpjekje për qasje të paautorizuar në këtë pronë do të konsiderohet vepër penale dhe se AKP do të marrë masat e nevojshme nëse dikush tenton të ketë qasje të paautorizuar në objekt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *