• |
ide | kryesore

Ramadani “presing” Polonisë pa nisur ndeshja: “E dimë çfarë objektivi kemi”

-Instant, Sport
Ramadani



“Ky është vetëm fillimi për mua, duhet të punoj shumë, dua të arrij atje ku unë kam synimin. Me Çekinë u futëm për të fituar, atmosfera nuk është se nuk ishte e lumtur pas ndeshjes”. Ylber Ramadani nuk tërhiqet kur vjen pun ate kontrastet e lojës. E të njëjtën gjë e bën në kërkim të rezultatit. Edhe kur kundërshtari është Polonia. “Ne jemi profesionistë, gjithmonë në ndeshje ka presion. Trajneri na ka përgatitur shumë mirë, është një ndeshje që duhet të futemi për ta fituar”.

Mesfushori i transferuar në Serie A te Lecce nga Aberdeen është në momentin e tij më të mirë. Kilometra të tëra në fushë e organizim në mesin e fushës. Në krah të teknikut Sylvinho në konferencën për shtyp, Ramadani është i bindur se kuqezinjtë do të bëjnë maksimumin për të fituar: “Kemi edhe tre të tjera, nuk është se e kemi vetëm nesër. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sduhet ta na kapë euforia por ta fitojmë duelin. Ne çdo ndeshje do futemi për të bërë presion dhe për të fituar, se e dimë se çfarë objektivi kemi dhe do të bëjmë presion”.

Lexo më tej: “Nuk kemi asnjë problem përbrenda”: Santos sfidon Shqipërinë, por mendon edhe humbjen



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *