• |
ide | kryesore

“Nuk kemi asnjë problem përbrenda”: Santos sfidon Shqipërinë, por mendon edhe humbjen

-Instant, Sport
santos



“As unë dhe jam i bindur as trajneri i Shqipërisë, nuk hyjmë në këtë ndeshje për të dalë barazim. Të dy skuadrat do të hyjnë në këtë ndeshje vetëm për të fituar”. Një frazë që Fernando Santos e thotë në hapje të konferencës për shtyp. Tekniku portugez i Polonisë e ka të qartë se do të ndeshet me një skuadër ndryshe nga ajo e vitit 2016, kur ishte në krye të Portugalisë: “Do të ndeshemi me një skuadër që ka cilësi të spikatura, është një skuadër që vazhdimisht përparon. Unë kam drejtuar një skuadër që është ndeshur me Shqipërinë para 2016 dhe jam mëse i vetëdijshëm për cilësinë që ka skuadra e Shqipërisë. Është një ekip që është i organizuar shumë mirë dhe sot ka cilësi shumë më të mira se disa vite më parë.

ELOZHE PËR TRAJNERIN SYLVINHO

Një vlerësim edhe për teknikun Sylvinho: “E njoh trajnerin kundërshtar. Më pëlqen loja e tyre, është e organizuar në fushë, në gjendje të sulmojë e di të mbrohet – shpjegoi Santos -. Mendojë se të dy skuadrat do të dalin në fushë vetëm për një rezultat, për fitoren”. Një rezultat që megjithatë nuk është se ngjan alternativë e vetme për Santos. “Jemi në futboll, aty gjithmonë dikush fiton e dikush humbet, është normale. Edhe humbja është pjesë e lojës. Por nëse skuadra do të fitojë, atëherë do të shohim në ndeshjet e radhës vetëm veten tonë. Ndërsa nëse humbim, do ta kemi mendjen edhe te skuadrat e tjera, do të varemi nga ata”.

Lexo më tej: Video/ Qazim Laçi nga flamurin e bardhë edhe për Poloninë: i diferencuar Bare mban në ankth tekniun Sylvinho

KRIZA E DHOMAVE TË ZHVESHJES

Polonia është përfolur ditët e fundit në një mosmarrvëshje në dhomat e zhveshjes e në një klimë të tensionuar. Aspak e vërtetë, nëse dëgjon fjalët e Fernando Santos në konferencën për shtyp: “Atmosfera brenda ekipit është gjithmonë e mire. Ka qenë gjithmonë e tillë, pavarësisht se çfarë ndodh në fushë. Të gjithë kanë frymë skuadre. E gjithë vëmendja ime është përqendruar që t’i sjell skuadrës një plan se si të luajë nesër dhe që ekipi ta përvetësojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *