• |
ide | kryesore

Gjermania në krizë, kërkon shpëtimin te Klopp: shpreson ta bindë për Botërorin 2026

-Instant, Sport
Klopp



Tani duhet një zëvendësues. Pasi shkarkoi Hansi Flick, i cili humbi tre ndeshjet e fundit për Gjermaninë (kjo nuk kishte ndodhur që nga mesi i viteve ’80), Federata duhet të gjejë një trajner të ri. Vendimi është delikat, sepse gjermanët, të cilët do të presin kampionatin europian në qershor, kanë një ëndërr, e paarritshme këtë sezon. Drejtuesit e DFB dhe tifozët janë unanim: njeriu i përsosur për të rifilluar do të ishte Jürgen Klopp. Tekniku gjerman megjithatë nuk ka ndërmend të largohet nga Liverpool.

Panzerat besojnë se Klopp do të transmetonte atë energji që i mungon prej disa vitesh kombëtares. Për këtë arsye, dikush në Federatë po mendon për një zgjidhje të përkohshme, për të provuar më pas sulmin në fund të sezonit aktual. Idea është t’i kërkohet Klopp që të udhëheqë Gjermaninë në Kupën e Botës që në vitin 2026 do të luhet midis Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë. Megjithatë, me fillimin e Kampionatit Evropian në tokën teutonike pas nëntë muajsh, me gjermanët (askush nuk e ka fituar më shumë se ata garën) që nuk kanë triumfuar që nga viti 1996, nuk ka vend për zvarritje. Ky është dyshimi i madh që mundon Federatën.

SITUATA

Të martën në mbrëmje, në Dortmund, kundër Francës, në stol do të jetë Rudi Völler (ish trajner nga viti 2000 deri në 2004), aktualisht drejtor sportiv i DFB-së. Disa spekulojnë se Völler, një nga figurat më të rëndësishme në futbollin gjerman, mund të jetë i vetmi opsion i besueshëm si provizor. Vetëm ai mund të drejtojë kombëtaren gjermane në Kampionatin Evropian, duke e ditur se më pas do t’i duhej t’i linte vendin Klopp. Federata gjithashtu synon të testojë ujërat me Julian Nagelsmann, i shkarkuar në mars nga Bayern. Ai do të ishte trajneri më i ri në historinë e Gjermanisë (aktualisht rekordi i përket Klinsmann). E në këtë pikë marrëdhënia e tij me Kimmich mund ta lehtësojë këtë.

Lexo më tej: Turpërimi me Japoninë trondit Gjermaninë, shkarkohet Flick: në pankinë kundër Francës ulet Völler

Megjithatë, në realitet, jo të gjithë drejtuesit besojnë se ai është njeriu i duhur. Disa qëndrime nuk janë bindëse (vendimi i tij për t’u larguar për pushime një ditë pas disfatës ndaj Leverkusen, që më pas i kushtoi shkarkimin nga Bayern nuk u vlerësua). Për më tepër, ai është ende nën kontratë me klubin bavarez, i cili mund të kërkojë kompensim për ta liruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *