• |
ide | kryesore

Përplasja në PD/ Lubonja: Duket se vijon loja e Ramës për të përçarë opozitën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike duke u ndalur tek takimi mes deputetëve të Gazment Bardhit dhe atyre të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas Lubonjës, Partia Demokratike është ende e ndarë, pasi nuk po shihet asnjë bashkim siç është përfolur.

“Sipas mendimit tim, këta akoma nuk e kanë të përcaktuar qartë se cila është PD. Këtu bëhet një luftë ku një pjesë thotë: “Unë jam e gjithë PD-ja”. Ndërkohë, ne e kemi parë që PD-në mund ta ndash në 3 apo 4 pjesë. Një pjesë është Berisha apo Rithemelimi, një pjesë ka qenë Badha me Bardhin dhe një grup deputetësh të tjerë të cilët janë ndarë dhe ata pas ndarjes së Bardhit ndërkohë që kemi dhe disa satelitë që qarkullojnë.

Pyetja tani është se pse këta që deri dje thoshin që Berisha është bashkë me Ramën tani thonë do luftojmë Ramën. E para, këta nuk janë shumë të qartë. Dje thanë ashtu dhe sot bashkohen me Berishën. Instinkti dhe intuita ime më thotë se këta e ndjejnë që Basha nuk ka të ardhme politike. Basha është figurë e djegur përfundimisht.

Sado që është thënë se Berisha bashkëpunon me Ramën, askush nuk e beson këtë, por shumica, e demokratëve të paktën beson të kundërtën që është Basha që e mori partinë me ndihmën e Ramës për t’i shërbyer Ramës. Dhe unë besoj se këta që kanë ikur sepse nuk janë spastruar kanë ikur për të mos mbajtur këtë stigmën që “punojnë për Ramën”. Mbi të gjitha duhet të ketë transparencë.

Janë ambiciet personale apo… këta duan t’i ikin stigmës se janë në një parti të madhe që nuk ka elektorat. Ishte rasti i Kukësit. Një parti e madhe, që po riformohet nuk nxjerr dot një kandidat në Kukës, çfarë partie është kjo? Këta për këtë punë kanë ikur. Basha do të donte t’i kishte vetë. Do të donte t’i kishte nën hyqmin e vet, por këta nuk e pranojnë këtë gjë.

Është edhe ky grupi i Tabakut me Gjekmarkajn që nuk janë grupi i Bashës, por as i Bardhit, edhe këta prandaj largohen. Por në një situatë më të përgjithshme ku unë shoh nevojën e një opozite të bashkuar përtej të gjitha pjesëve të PD-së, bashkë me të tjerë për t’i bërë opozitë Ramës, unë shoh këtë lojën e këtyre (të Bashës) që më bën të më duket e tepërt, e kotë që të flas. Ky duket si skenari më i mirë i përgatitur nga Rama që të luhet ashtu siç do Rama” – tha Lubonja në emisionin “Open” në News 24. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Papagalli i Bashës bën thirrje kundër politikanëve me vila në Lalëz



6 Comments

  1. Sakte, qarte dhe me hidherim per kete vend! Lubonja, Bushati dhe Shkullaku te vetmit gazetare qe nuk shiten bashke me disa emra gazetaresh me te vegjel si Xama, Borakaj, Ambrozia, Tomorri etj! Kemi shume nevoje per ta, duhet ti mbeshtesim qe ti hapin syte njerezve qe helmohen cdo dite nga propaganda e femrave qe aderojne te partia e Gjicit dhe flasin me terma si Noc Rroku!

  2. Se mos harroj te vegjel, por jo nga rendesia . . gazetaret kunder ketij pushteti te eger e kriminal jane heronj, jane demokrate te vertete te popullit! Respekte per ju qe nuk shiteni ..

  3. Këta janë të pjerdhur nga trutë. Jo Rama me telekomandë, jo Sorosi, jo McConnigal, jo ky i fundit me fustanë apo ai tjetri me pantollona.

    Kur kjo lojë të mbarojë dhe zgjedhjet e 2025 të vijnë, s’do ju votojnë as njerëzit e shtëpisë.

    Ekuacioni është i thjeshtë fare. Berisha ka vota të stopojë opozitën, jo të vijë në pushtet. Çdo aleance me Saliun motivon elektoratin gri dhe jo vetëm të votojë kundra tij, kështu që është e destinuar të dështojë. Çdo aleance pa Saliun nuk grumbullon vota mjaftueshëm të vijë në pushtet. E vetmja zgjidhje është që Saliu të largohet. As që e ka ndërmend të largohet.

    Kështu që, opozitarë të dashur jeni të zënë shah dhe mat. Nuk keni asnjë lëvizje që mund të bëni, asnjë konfigurim të zgjuar, asnjë aleancë, absolutisht asgjë, përveç ndonjë atak në zemër doktorrit dhe në pidh të sëmës. Nëse kjo s’ndodh, Edi Rama ka fituar dhe zgjedhjet e vitit 2029.

  4. Lloqe studjeve TV nga njerez te ngeshem qe bejne te zgjuarin. Te besh alence me Berishen e grupimin e tij eshte vetvrasje politike. Elektorati shqiptar ka treguar se nuk e deshiron Berishen e se honeps berishizmin. Te besh bashkim horash per te larguar Ramen eshte amorale.

  5. Po mirë o Astrit a nuk ishte Berisha që mori 500 mijë vota më gjithë vjedhjen kolosale të zgjedhjeve lokale. Kush janë horrat sipas teje??? Horrat kanë qenë e janë Rama e rilindja, kriminelët e vërtetë sëbashku me ata mediatikë. Është Basha shërbëtori i tyre. Këta duhen shporrur një orë e më parë . Dhe këto postime propagandistike që ti dhe çeta e patronazhistëve nuk pin ujë më. Një gjë është e sigurtë që një neomonizëm nuk do pranohet nga shqiptarët por dhe demokracitë perëndimore.

  6. Foltoristë – ju keni shitur shpirtin tek djalli, ai djall që ju fundosi në 2013 dhe në 14 Maj!

    E me që ra fjala, shumë primitive dhe në mikëpritje, i dhatë një buqetë lulesh Berishës, e nuk i dhatë Metës. Pse e ofendoni në këtë farë feje? Ai s’ju ka faj. Fajet i ka Berisha që bën pazare me të në kurrizin tuaj”Lubonja nuk ka ndryshuar kurs,vazhdon kursin e nje komunisti te moderuar ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *