• |
ide | kryesore

Papagalli i Bashës bën thirrje kundër politikanëve me vila në Lalëz

Arkiva, Lajme, Të fundit
arbi agalliu



Një nga ushtarët e fundit që i ka mbetur Lulit në grupimin që tkurret përditë, u pa sot në studion e Open. Deputeti Arbi Agalliu debatoi sot me gazetarët Lubonja dhe Sulo. Në gjaknxehtësi e sipër ai tha se qëndronte në politikë për të luftuar politikanët me vila në Gjirin e Lalëzit duke pasur ndërmend Metën dhe Berishën që mediat pranë Edi Ramës i fshikullojnë vazhdimisht me shumë të drejtë për këto pasur të dyshimta.

Por në atë çast ndërhyri drejtuesja e emisionit Eni Vasili e cila i tha se duhet ta braktiste këtë retorikë boshe dhe të kujtohej se edhe vetë Basha që ai mbronte kishte vilë jo vetëm në lalëz, por edhe në Tiranë jetonte në resortin e një oligarku që politika e tij e ka sulmuar.

Në këtë moment, rishtari i Bashës, që përsëriste si papagal akuzat e të tjerëve pa i futur në filtrat e tij, kuptoi se kishte bërë një gafë dhe për disa çaste e humbi komplet. Nga ky moment ai nuk guxoi të përmendë më se militon në politikë kundër politikanëve me vila në Lalëz, pavarësisht se Berisha dhe Meta janë prapë aty.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Pse qenkan merzitur kaq shume per vilat e Lalzit Andi dhe Shkullaku sa e etiketojne Agalliun si papagallin e Bashes. Mos valle meqe edhe vete ato jetojne ne vila… apo jo Shkullak.

    1. Agalliu do deboka komunistetnga partia 🤣🤣🤣🤣poiken komunistët aty ska me parti
      Së pd si gjithë partitë e tjera është e përbërë nga komunistët sigurimit dhe spiunët
      Agalliu nga cili kontigjent vjen.
      Po mire o aga po ty të hoqi spiuni 50 mijë demokratë me një të rënë të lapsit kush do votojë për ju?
      Le mo ky gjirokastritë që flet sikur pret gozhdë
      Kemi krijua pd thotë kemi rrezu bustin që e zhvidhosi sigurimi shtetit
      Na dhine tu qesh

  2. Ca meskinitetesh…

    Ndjehem i peshtirosur qe lexoj kete lajm. I peshtirosur nga lajmi, nga lajmetari dhe nga gjithe kazani i qenieve te peshtira qe jane vete kuzhinjere dhe perberes se kesaj corbe te ndyre.

  3. Agalliu do deboka komunistetnga partia 🤣🤣🤣🤣poiken komunistët aty ska me parti
    Së pd si gjithë partitë e tjera është e përbërë nga komunistët sigurimit dhe spiunët
    Agalliu nga cili kontigjent vjen.
    Po mire o aga po ty të hoqi spiuni 50 mijë demokratë me një të rënë të lapsit kush do votojë për ju?
    Le mo ky gjirokastritë që flet sikur pret gozhdë
    Kemi krijua pd thotë kemi rrezu bustin që e zhvidhosi sigurimi shtetit
    Na dhine tu qesh

  4. Nëse kanë vila dhe i kanë blerë me para nga puna ku është problemi këtu. Problemi është nëse i kanë bërë me para korrupsioni si puna e Ramës!!

  5. Foltoristë – ju keni shitur shpirtin tek djalli, ai djall që ju fundosi në 2013 dhe në 14 Maj!

    E me që ra fjala, shumë primitive dhe në mikëpritje, i dhatë një buqetë lulesh Berishës, e nuk i dhatë Metës. Pse e ofendoni në këtë farë feje? Ai s’ju ka faj. Fajet i ka Berisha që bën pazare me të në kurrizin tuaj”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *