• |
ide | kryesore

Bardhi shpjegon arsyet e shpërthimit ndaj Bashës: Preku kulmin ndaj meje

Arkiva, Lajme, Të fundit
bardhi



Deklaratat e forta dhe akuzat ndaj Lulzim Bashës, Gazment Bardhi thotë se erdhën pasi u baltos nga njeriu më i afërt. Ai tha se ka zgjedhur njerëzoren në politikë, përkundër kreut demokrat. Në një intervistë në A2CNN, Bardhi theksoi se ai do të reagojë kur kalohen limitet.

“Do të reagoj një herë pas 10 sulmeve që Basha bën ndaj meje. Kam preferuar të ndjek njerëzoren para anës politikë. Ana njerëzore që unë e kisha perceptuar gabim gjatë kësaj kohe nuk ka vlerë për zotin Basha ambicia politike arrin deri aty sa humb çdo vlerë të njerëzores.

Kam rreth 4 muaj që baltosem me strategji të qartë nga njeriu më i afërt në politikë dhe jam përpjekur të jem i duruar. Kam zgjedhur të bëj reagim vetëm kur kalohet limiti dhe dje kaloi limiti. Nuk mund të vish dhe të më shohësh mua në sy dhe të thuash aleanca e kullave, se Basha e di që është e pavërtetë. Ai e di shumë mirë që ky është mendimi prej kohësh në PD” – tha Bardhi.

Bardhi tregoi edhe bisedën e bërë para një viti me Lulzim Bashën, ku tha se ndanin të njëjtin shqetësim për PD-në, por në mënyrë të beftë ky i fundit sipas tij tha se konflikti ishte rruga e duhur.

“Mund të ketë një vit që i kam shprehur besimin që PD po dobësohet kur shoh që rruga jonë të çon për t’i rënë murit në kokë apo të pretendoj që mund të lëviz murin, unë e di që muri nuk lëviz. Zoti Basha deri në atë periudhë të caktuar ndante të njëjtin shqetësim. Më pas në mënyrë të beftë pretendoi se vijimi i konfliktit ishte rruga e duhur” – tha ai. /a2cnn

LEXO EDHE: Luftë “kullash” në PD/ Bardhi: Basha porositi dy kate në zonën më të shtrenjtë në Tiranë



6 Comments

  1. Gaz, pse deri në këtë pikë pritej të arrinte situata që ti të njihje Bashën?!! Tradhtia dhe indiferenca e tij dukej 1 km larg, ai njeri as nuk skuqet as nuk nxihet. Kjo tregon se nuk di të njohësh karakteret dhe se ke shumë probleme me veten.

    Më thuaj me kë rri të të them se kush je.

    * I keni një borxh të madh opozitarëve të vërtetë.

  2. Ti Gaz je nje njeri qe vetem njerezoren nuk njeh. Nuk kane lene gje pa te thene Berisha dhe Muli dhe perseri vajte dhe po ju ben temena. Te thane vrases,te thane gey,te thane i shitur,te thane tradhetar dhe ti perseri ju ben fresket atyre. Shkurt je i pa ftyre.

  3. Kjo lloj gjuhe duhet të marrë fund. Bardhi fillimisht duhet të sqaronte akuzat që ka pas ndaj Berishës. Është normale të bashkohesh me një forcë politike, por nëse ke bërë akuza që kanë të bëjnë me trafikim me vjedhje, me aleancë me krimin, apo të kanë akuzuar për vrasje, së pari duhet të sqarosh këto akuza.

    Nëse ti thua se atëherë ka qenë retorikë politike ndaj Berishës, pse sot nuk qenka retorikë politike. Opozita ka kartën morale. Duhet të kthehet një shumicë morale para se të kthehet një shumicë qeverisëse”Salihu nuk ka bythe vete ti dale balle lulzimes dhe fut Gaz Gei

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *