• |
ide | kryesore

Shakira lançon parfumin e ri “Rojo”

Paparazzi, Slider



Këngëtarja kolombiane Shakira ka lançuar një parfum të ri të frymëzuar nga fuqizimi i femrës.

Këngëtarja njoftoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram se kjo aromë e re është gati të dalë në treg. “Njihuni me Rojo, aromën e re të feminitetit të fuqishëm dhe Eau de Parfume të parë nga Shakira Parfumes”, thuhet në mesazhin e klipit që ajo ka shpërndarë.

Lajmi entuziasmoi menjëherë ndjekësit e saj pasi nuk është produkti i parë i këtij lloji që ka kolumbiania. Ajo tashmë ka në treg edhe tre parfume të tjera që karakterizohen nga aroma dhe cilësia e tyre. Mes tyre bie në sy aroma e “Dance”, pasi edhe në shishe është i stampuar kërcimi i Shakiras në “Hips Don’t Lie”.

Sipas trailerit të shkurtër të reklamës, shishja e “Rojo” është  në dispozicion për 25 dollarë në Amazon. Shakira nuk është e vetmja këngëtare me një linjë aromash në treg dhe shumica e të famshme përfitojnë nga imazhi i tyre për ta shfrytëzuar atë në produkte të ndryshme.

Për shembull, në vitin 2011, Taylor Swift lëshoi ​​një linjë të tërë parfumesh, duke përfshirë Wonderstruck, një aromë me lule frutash me nota të mjedrës, manaferrës dhe pjeshkës. Rihanna lançoi RiRi, me një aromë lulesh-dhe nota të frutave të pasionit, mandarinës italiane, rumit dhe rrushit të zi./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *