• |
ide | kryesore

Video/ Përralla e Luksemburgut mbaron keq në Algarve: Portugalia fiton 9-0, Kramaric firmos suksesin e Kroacisë

-Instant, F1, Sport, Video
Kramaric



Festival golash në mbrëmjen e eliminatoreve të Euro2024, me protagoniste absolute Portugalinë. Përzgjedhja e udhëhequr nga Martinez bën gjashtë fitore në gjashtë ndeshje në grupin J, duke shkatërruar Luksemburgun. 9-0 pavarësisht skualifikimit të Cr7, me dy gola nga Gonçalo Ramos, Diogo Jota dhe Gonçalo Inacio. Uellsi, Islanda dhe Sllovakia fituan, por mbi të gjitha triumfoi Kroacia. 1-0 kundër Armenisë me golin e Kramaric dhe arritja e Turqisë në krye të grupit D.

GRUPI D

Raundi pushim i Turqisë, kryesuese e grupit D, i lejon Kroacisë të arrijë në krye me dhjetë pikë. Në fakt, Perisic dhe të tjerët mposhtën Armeninë 1-0 në Jerevan, në një ndeshje plot mundësi sidomos për kombëtaren ballkanase. Kroacia e nisi fuqishëm menjëherë, duke shënuar golin e fitores në minutën e 13′. Pas një rrëmuje në zonë, devijimi i Kramaric zgjidhi ndeshjen. Goli i sulmuesit të Hoffenheim fillimisht u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje të Gvardiol, por një kontroll i gjatë VAR zbuloi se qendërsulmuesi mbahej në lojë nga Dashyan.

Goli u lejoi kroatëve të kontrollonin topin dhe ritmin, duke iu afruar golit me Ivanusec. Norberto Briasco hyri në lojë në pjesën e dytë dhe pothuajse barazoi për Armeninë në minutën e 77′. Pjesa e dytë, megjithatë, ishte një monolog i kroatëve, të cilët u afruan pranë dyfishimit të rezultatit tre herë. Čančarević ishte vendimtar për të shmangur një deficit më të madh, me Armeninë që mbeti e treta me 7 pikë, -3 nga kreu.

Armenia arrihet edhe nga Uellsi, që rimerr veten pasi mposhti Letoninë 2-0 në Riga. Në një ndeshje të dominuar, miqtë kaluan përpara në minutën e 29′ me penalltinë e Aaron Ramsey. Neco Williams ishte afër dyfishimit të rezultatit në pjesën e dytë, por pak më pas rasti i vetëm i Letonisë erdhi me Ikaunieks. Në fund, Brennan Johnson impenjoi Ozols dhe Uellsi protestoi për një përjashtim të munguar, përpara se të shënonte golin e dytë e të merituar. Shënoi Brooks në minutën e 96′, duke i çuar uellsianet në shtatë pikë. Gjithçka në lojë në grup, me katër skuadra në tre pikë distancë: Turqia dhe Kroacia me 10, Uellsi dhe Armenia me 7.

GRUPI J

Festival golash në Algarve, ku Portugalia mposhti Luksemburgun dhe mbetet me pikë të plota pas gjashtë ndeshjeve në kualifikueset e Euro 2024. Luzitanët arrijnë në 18 pikë, duke mbetur të pamposhtur si Franca dhe Skocia. Ndeshja u zhbllokua thuajse menjëherë, me golin me kokë të Gonçalo Inacio, që bëri 1-0 në minutën e 12′. Gonçalo Ramos dyfishoi epërsinë pesë minuta më vonë dhe pas gjysmë ore erdhi dygolëshi i sulmuesit të PSG, që zëvendësonte Cristiano Ronaldon e pezulluar.

Në mbrëmjen e ëndrrave të Gonçalo u bashkua edhe Inacio, që shënoi golin e dytë përsonal (49′) në shtesën e pjesës së parë. Më pas Portugalia bëri difernecën me dygolëshin e Diogo Jota (57′ dhe 77′) dhe golat nga Ricardo Horta (66′), Bruno Fernandes (83′) dhe Joao Felix (88′). Nëntë gola që e bëjnë të ikë Hantz, i cili largohet nga fusha në minutën e 84′, i tërbuar nga ecuria e ekipit të tij dhe mungesa e mbrojtjes në aksionin e 8-0.

Lexo më tej: Fusha ‘e patateve’ e Shkupit fundosi Italinë, Immobile i përlotur: “Moment i vështirë, duhet të jemi të bashkuar”;

Pas Portugalisë është Sllovakia, e cila arrin në 13 pikë duke mposhtur Lihtenshtejnin me tre gola në gjashtë minuta. Hancko (1′), Duda (3′) dhe Mak (6′) nënshkruan fillimin e mrekullueshëm për Lobotka dhe shokët e tij, që e zgjidhën ndeshjen në gjysmë ore dominimi absolut. Komplikohet, ndërkohë, rruga e Bosnjës e arritur me 6 pikë nga Islanda, pas humbjes 1-0 në Reykjavik. Dzeko dhe shokët e tij humbën dy mundësi të qarta shënimi dhe u përplasën me Runarsson, duke u ndëshkuar në minutën e 91′. Goditja e Þorsteinsson u devijua dhe ish-lojtari i Real Sociedad Finnbogason shënoi golin, që i dha suksesin e parë Hareide.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *