• |
ide | kryesore

Kim Jong Un mbërrin në Rusi, SHBA e paralajmëron të mos shesi armë

Lajme, Planet



Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbërritur në Rusi për atë që Kremlini tha se do të ishte një diskutim gjithëpërfshirës me presidentin Vladimir Putin mes paralajmërimeve nga Uashingtoni se nuk duhet të bien dakord për një marrëveshje armësh.

Kim u nis nga Pheniani për në Rusi të dielën me trenin e tij privat, njoftoi media shtetërore e vendit të martën, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të industrisë së armëve dhe ushtarake dhe ministrit të jashtëm.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo raportoi duke cituar një zyrtar rus, se një tren që transportonte Kim kishte mbërritur në stacionin Khasan, porta kryesore hekurudhore në Lindjen e Largët të Rusisë nga Koreja e Veriut.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut tha se beson se Kim ka hyrë në Rusi herët të martën. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, zbuloi disa detaje: “Do të jetë një vizitë e plotë. Do të ketë negociata mes dy delegacioneve dhe pas kësaj, nëse është e nevojshme, liderët do të vazhdojnë komunikimin e tyre në formatin kokë më kokë.”

Zyrtarët amerikanë, të cilët fillimisht thanë se vizita ishte e afërt, pohuan se bisedimet e armëve midis Rusisë dhe Koresë së Veriut po përparonin në mënyrë aktive dhe se Kim dhe Putin ka të ngjarë të diskutojnë për t’i siguruar Rusisë armë për luftën në Ukrainë. Pheniani dhe Moska kanë mohuar që Koreja e Veriut do të furnizonte me armë Rusinë, e cila ka shpenzuar rezerva të mëdha armësh në më shumë se 18 muaj luftë.

Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë shprehur shqetësim për shenjat e fundit të bashkëpunimit më të ngushtë ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut.



6 Comments

    1. Beni sic them une, mos beni sic bej une! Thenie e vjeter Masonike. 🙂

      Kimit shyqyr Zotit i erdhi dita te mbushe hambaret me grure.

    2. MREKULLIT E KRIJIMIT DHE ZHVILLIMIT.SIPAS KAHJES ANGAZHIMIT MIR APO KEQ NJERZOR JAN MUNDESI PERVOJE ANALIZE DHE ORJENTIMI NJERZOR thotë:

      NSE NE FILLIM SHEKULLI U PLANIFIKUA MBROJT DHE ZHVILLUA SI SITEM JETE PADREJTESIJA ME EMRIN INTERRES PAKICA MBI SHUMICEN DHE KUSHDO QE KUNDERSHTONTE SADO PAK HAPUR A FSHEHUR KETO TEORI POLITIKA LIGJE NDESHKOHEJ ZHDUKEJ PA TE DREJT DHE MBULOHEJ ME PROPOGANDA INTERESI .SOT DHE NUK KA NEVOJ ME AS PROPOGAND KUNDERSHTIMI SI INDIVID AS SI KOLEKTIV .TE HAPUR APO FSHEHUR MBASI EFEKT DOMINUES DHE SFIDUES KUNDER PADREJTESIS ESHTE BERE VET SISTEMI FUNKSIONIT KRIJIMIT MASA QE ASKUSH SMUND TA CKRIJOJ URDHEROJ AS KOMANDOJ NDRYSHE VECSE DUKE RESPEKTUAR FORMEN DHE PERSHTATJEN ME TE KJO DO I BEJNE GJITH NJERZIMIN SHKALL SHKALL TE PRANOJN DOMOSDOSHMERIT DHE JUSTIFIKOJNE PERGJEGJSIT .I LARTESUAR ESHTE AI QE PERCAKTOJ KRIJOJ PERSOSI DUKE NE BERE GJITHEVE PERGJEGJES DHE PENG TE ANGAZHIMIT TONE NE LLOGARI QE ASNJERI NUK MUND TI CMANGEMI SHPERBLIMIT NESE KEMI ANGAZHIM TE DREJT APO NDESHKIMIT HYJNORE NESE KEMI ANGAZHIM TE PADREJT SA BUKUR E PASKA KRIJUAR SEJCILI ANGAZHIMIN E PASKA PER VETEN OSE KUNDER VETES TIJE POR NE FAKT TE GJITH VETEN E DUAN SHUM DHE ASKUSH NUK DESHIRON PADREJTESI TI BEHET .KOMENTI ESHTE QE TE MOS ZHGENJEHENI MBASI DEFAKTO ME SHPIRT E DONI VETEN DHE ME GJYMTYR PO E SHKATRRONI ATE SEPSE NE MENYR TE NDERSJELLT ENI VEN KUNDER NJERI TJETRI KURSE PERCAKTIMI DHE FUNKSIONI HYJNORE ESHTE TE DUAM PER TJETRIN SIC DUAM PER VETEN KOMENTI NUK ESHTE URREJTJE NDAJ DIKUJT POR KESHILLILLIM SE SI SEJCILI TE MOS ZHGENJEHET.MBASI VALA ZHVILLIMIT ME HIR OSE PA HIR PO NA JEP HAKUN TE GJITHEVE E DUKE QEN SE E KEQA NDESHKIMI SNA PELQEN LE TE PRANOJM DHE PERSHTATEMI ME ATE NE TE CILEN FUNKSIONON PELQIMI CDO GJE PASKA FILLIM DHE MBARIM KA TREGUES ZHVILLIMI QE PADREJTESIJA KA PLOTSUAR KUPTIMET DHE PO PREK FUNDIN E SAJ POR E SHOQERUAR ME KOSTO PER TE GJITH NE CDO KUPTIM SHKAQET PAJTIMI ME TE KEQEN HIPOKRIZIJA DYFTYRSIJA JEMI NE KOHE PER TE SHPETUAR ATE CFAR KA MBETUR NGA E MIRA ME MESHIR DURIM PERMES VLERAVE VIRTYTIT HAKUT NESE TE GJITH ANGAZHOHEN DHE I KONTRIBOJN DOBIS JO TE LEM TE MARRIN UDHEN E SHKATRRIMIT GJITHCKA PA NEVOJ

  1. Po kujt i plasi kari per Ameriken dhe pedofilat me drogaxhinjte e baxhellave te shtepise se bardhe. Amerika ka fendur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *