• |
ide | kryesore

Vrasja në Athinë, dyshohet se urdhri është dhënë nga mafia shqiptare në burgjet greke

Lajme, Të fundit



6 persona mbetën të vdekur pas një atentati pasditen e sotme në Athinë. 5 prej viktimave u gjetën pajetë në një automjet, ndërsa tjetri ishte i shtrirë jashtë tij.

Mediat greke raportojnë se viktimat janë shtetas shqiptarë, të paktën 4 prej tyre. Dyshohet se makina e ekzekutorëve ka qenë një “Ford” i zi, ndërsa automjeti i viktimave ishte me targa gjermane fallco.

Pista kryesore e hetimit për policinë ka qenë larja e hesapeve. Sipas mediave helene, mafia shqiptare kishte mosmarrëveshje për pazaret e drogës dhe dha urdhrin për këtë ekzekutim.

Viktimat dhe atentatorët njiheshin mes tyre dhe sipas policisë rezulton se autorët kanë marrë edhe sende nga makina e tyre. Autorët qëlluan mbi 20 herë në drejtim të viktimave dhe përveç Fordit kishin në dispozicion edhe një motor.

Policia është në kërkim të atentatorëve dhe gjithashtu po punohet për identifikimin e të vdekurve përmes gjurmëve të gishtave.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *