• |
ide | kryesore

Manovra të rrezikshme me makinë në rrugë, procedohet penalisht 19-vjeçari në Maliq

Lajme, Të fundit
Fier, Kris arma në Dibër, policia arreston një person



Procedohet penalisht 19-vjeçari në Maliq dhe i vihet një gjobë e majme pasi ka prishur qetësinë publike duke kryer manovra të rrezikshme me makinë në rrugë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. B., 19 vjeç, banues në Maliq, pasi në bulevard “Rinia”, Maliq, ka prishur qetësinë publike duke kryer manovra të rrezikshme me një automjet tip “Benz” dhe duke xhiruar gomat.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, për 19-vjeçarin u vendos masa administrative 40 000 lekë, për shkelje të nenit 139, pikat 2 dhe 3, të Kodit Rrugor, si edhe iu tërhoq leja e qarkullimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *