• |
ide | kryesore

Plagosi me thikë kushëririn, pranga 49-vjeçarit në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Plagosi me thikë kushëririn, pranga 49-vjeçarit në Tiranë



Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar, pasi akuzohet se plagosi me thikë kushëririn e tij, gjatë konfliktit për motive të dobëta mes tyre. Policia bën me dije se pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tish Daija”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit me inicialet E. Z., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

49-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës kushëririn e tij, shtetasin me inicialet K. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *