• |
ide | kryesore

Vendimi i PS/ Basha drejt kapjes së grupit parlamentar demokrat

Arkiva, Kryesore, Lajme



Lulzim Basha ka përgatitur një tjetër thikë pas shpine ndaj opozitës me ndihmën e Edi Ramës. Ndërsa demokratët po punojnë në fushatën për bashkinë e Kukësit, kreu i PD-së së vulës po punon të marrë kryesimin e grupit parlamentar, që ende i përket Gazment Bardhit.

Në sallën e parlamentit, ky i fundit pati një tjetër shpërthim me britma dhe përplasje grushtash mbi tavolina kur pa se Lindita Nikolla po i dredhonte nga kërkesat në seancë dhe po e anashkalonte. Me tone të larta të zërit, Bardhi i kërkoi kryetares së kuvendit të mos i lëvizte emrat e folësve në kuvend dhe t’i jepte përgjigje për një letër që ai i kishte dërguar. “Jeni konfuz ju. Krijoni një gjendje konfuze ju po nuk mund të jetë gjendje konfuze për parlamentin” i tha Lindita Nikolla kur e pa të acaruar.

Mazhoranca është sërish në një pozicion për t’u pasur zili. Pasi ka diktuar vulën, logon, drejtuesit e koalicionit, financat në zgjedhje etj, tani mund t’i diktojë opozitës edhe kryesimin e grupit parlamentar të PD-së.

Në adresë të Lindita Nikollës kishin mbërritur dy letra sot, një nga Gazment Bardhi dhe një nga Lulzim Basha.

Tek e para, Gazment Bardhi e qartësonte Nikollën se “Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka bërë asnjë zgjedhje apo ndryshim të kryetarit të grupit parlamentar”, duke shtuar se leximi i letrës së Lulzim Bashës një javë më parë kishte qenë një lapsus i saj.

Në letrën e dytë të firmosur nga Lulzim Basha, ky kërkonte emërimin e Flutura Açkës si kryetare e grupit parlamentar të PD-së. Në këto kushte, Nikolla pranoi se kishte dilema. Ndaj kishte vendosur të pyeste juristët apo deputetët e PS-së për t’i dhënë një përgjigje.

“Kam kërkuar konsulencë juridike nga shërbimi i legjislacionit dhe nga këshilltarët juridikë. Nëse do të jetë e nevojshme do t’i drejtohem Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet” tha Lindita Nikolla.

Por dilemat e Lindita Nikollës fshehin në fakt planin e socialistëve për t’ia dhënë Bashës kryesimin e grupit parlamentar. Është absurde tha Bardhi që socialistët të marrin vendim se kujt i takon drejtimi i grupit parlamentar të PD-së.

“Ju doni të na diktoni ne 50 deputetëve të opozitës, pasi keni zgjedhur Çuçin tuaj që ne e njohim dhe e respektojmë. Doni t’i thoni 50 deputetëve të opozitës që nuk do e zgjidhni ju kryetarin tuaj prandaj do jua zgjedhim ne. Prandaj thërrasim në konsultim, kryetarin e grupit të PS-së, e ke thirrur, nënkryetaren e parlamentit. Ermonela Felaj më do mua? Normal që nuk më do” tha Gazment Bardhi.

Por ndërsa Gazment Bardhi i binte me grushta tavolinës në kuvend, Lulzim Basha e kishte mbyllur flirtin e radhës me Edi  Ramën. Në oborrin e parlamentit, Basha me ato pak deputetë që i kanë mbetur pas, doli para gazetarëve duke njoftuar se do të votojë pro propozimit të mazhorancës për t’ia rritur pagën gjykatësve të Kushtetueses deri në 6 milion e 400 mijë lekë të vjetra.

“Vota për rritjen e pagave të gjyqësorit është votë për pavarësinë së gjyqësorit dhe një gjyqësor i pavarur është një nga mundësitë për ta bërë këtë qeveri të keqe përgjegjëse para gjyqësorit” tha Basha, duke justifikuar bashkimin e votave me Edi Ramën.

Kjo nuk është hera e parë që Basha bashkon votat me Ramën. Me gjasë nuk do të jetë as e fundit. Por kësaj radhe është e mirëpritur mes socialistëve, pasi kryeministri Rama është jashtë vendit, Arben Ahmetaj në arrati, ndërsa Fatmir Xhafaj e ka kundërshtuar rritjen e pagave për gjykatësit e Kushtetuese.

Lexo edhe: Bardhi: Mos u çudisni kur Basha të vetëshpallet mbret i Anglisë

Lexo edhe: Plas e qeshura në Kuvend/ Basha zgjidhet kryetar i Grupit Parlamentar …

Me votat e bashistëve, socialistët shkojnë të qetë drejt votimit për rritjen e pagave të gjykatësve të kushtetueses, pa drojën e ndonjë surprize të pakëndshme.

Shenjat janë se pasi i ka marrë logon, vulën dhe partinë Sali Berishës, Basha pritet t’i marrë edhe kreun e grupit parlamentar. Mbi 40 deputetë demokratë do të mbeten pa një grup parlamentar. Kjo, falë ndihmës së socialistëve që e kanë bërë të qartë se nuk njohin asnjë opozitar tjetër veç Lulzim Bashës./Lapsi.al



17 Comments

  1. O Sali o hero Gazment Bardhi shumë të do. Lulit, lotët çurg.pd vendos cilin do kryetar grupi,nuk eshte ps ajo qe e vendos.kuvendi njeh pd e rregjistruar dhe jo foltoren e salihut e gazit gei qe thone jemi ne pd por qe ligji nuk i njeh,dyshja simpatike malok+ gei te krijoje parti te re.

    1. Gazit është kujtuar vonë që luli është n sherbim të ramës,gazi me shokë e hypën në atë pozitë që është duke i shkuar pas,tani që e panë që me bashën nuk bëhen dot deputet i doli kundër.

    1. Lul kurva, zgjedhjet e pergjithshme nji dite do vine,. Nji gje eshte e sigurte se vote demokrati dhe cdo opozitari tjeter, ske per te mare. Vetem po te ndihmoj rama, por dhe ai ka problem se dhe socialistët me stoik te tij sdo ta votojne me si dikur.

  2. Iduhet fasada , ky esht Basha, i rene kemb e koke ne kembet e Rames, pasi me organet nen urdherore te tije, i ka dhene fuqi ligjore zogjeve te folese se Bashes.Ja, cdo te thote kur pushteti korruptuar, korrupton , e zagareve te saj u behet qejfi ne arritje, por ne rruge demokratike jane ne degadence, e shkohet drejtrruges te bijeve te kurvit, e nisur ,bitisur, nga sekti e tutoriRama, asnji dyshim, KODOSHET NE PUSHTET, BIJT E KURVIT, SHERBETORE.

    1. Po pse çar do presim nga një shtet diktatorial dhe dy diktatorë Rama e Basha.Aq ashiqare është veprimi i tyre sa dhe një fëmijë e kupton se demokracia në Shqipëri ka mbaruar.Zgjedhjet vidhen,opozita eleminohet, drejtësia pjesë integrale e pozitës,media e kontrolluar e militantiste.Do mund që opozita të veprojë sipas rregullave demokratike??As që bëhet fjalë.Fo ngelet vetëm në rolin e akuzuesit dhe denoncuesit por në pamundësi t’i ndryshojë rrënjësisht ato rregulla nën një monizëm modern që me keqardhje t’a thuash mbështetur nga Amerika jonë e dashur!!!

  3. Mungoi në tryezën Bardhi-Berisha, Idrizi: S’mund të ulesha me Dulen dhe ata që zgjodhën Belerin!Ruju nga cecenet shpellkar o maloku me emer Gimi se salihu nuk te le pa varr,mos bej intelektualin e byrose politike ku salihu eshte rritur.

  4. Cfar peshtire je o komenti ores9,59,,,,gojen posepo te ndyre, po dhe mendjen.Ti idiot, bire kurvi pa gen e origjiine je vetem vemje rilindase, butak gjerizi i sektit, qe ushqimin trunor e gjen vetem aty.Po keto vjedhjet, banditizmat e pushtetit a i degjo, po pse nderrohen qeveritaret si ne nji shtepi publike, e iditi Rama, nuk di, e as firmosur,Paaaa, sa te ndershem e vizionar ini, sa qe, me kelyshe kurvash qe ini, nuk ka mbi toke, por toka do u haje.

  5. Ngjarjet e fundit me hyrjen e forte ne loje te Bashes dhe nje post ne burrokracine e Europes, deshmojne se ne operacionin eksperimental per lideret e Ballkanit, ndonese tashme te deshtuar dhe ekspozuar, zyrtarucet sorrosiane te Washingtonit apo Langley, se bashku me sivellezerit apo motrat ne BE, kane vendosur si duket te xhirojne serialin e fundit ku prologu eshte i qarte: nje Bashe qe rimerr kontrollin e partise virtuale, ndersa SPAK do te sulmoje befasishem Berishen me taborrin e tij. Nje situate absurdi dhe me keq se ajo 49-53 kur “Komiteti per Shqiperi te Lire” paguhej me liste nga fondet e CIA ne kuader te operacionit BIGFIEND!

  6. Kreu i Rithemelimit e bëri zyrtare ndarjen e dy prej posteve më të rëndësishme, si formula që bashkon dy grupimet anti-Basha.

    “Flamur Noka është Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe kjo nuk ka asnjë diskutim. Gazment Bardhi është kreu i Grupit Parlamentar dhe ne po shkojmë drejt bashkimit që po mirëpritet nga demokratët”.Zbato urdhrat e salihut ti cecen i ores 10:08 shko shkerdhe motren vajzen mamin qe te mbushni oborrin e salihut me Kopila cecene se i duhen salihut per te tjerat flet vet salihu Llxorja e vicidolit

    1. Po pse kaqe te preukopuar keta patronazhiste, dalin kaqe hapur ne mbrojtje ne komentet e tyre per Bashen.Mos ka lidhje edhe me vendimet ligjore qe shteti monist mbro pakicen, e manovrat e tyre.Ne se i thoni vehtes demokrat, ligji eshte shumica e jo interpretimi, ne mos qofte kodoshlleku.Kjo esht qellimi percares i ketij rregjimi monist.

  7. bardhi me pak fjale i thote nikolles qe mos miratoje kryetar te ri grupi se nuk eshte mbledhur grupi i pd te votoje(19 vota) ,por nikolla ska pse te merret se kush votohet si kryetsr grupi se ska te beje me ligjin ne vetvete por me rregullat e brendshme te pd ,nikolles i vjen nje leter nga lul toçi qe eshte pd zyrtare dhe ajo ska nga te levize ….me gjithe kundershtine e bardhit …

  8. Po pse kaqe te preukopuar keta patronazhiste, dalin kaqe hapur ne mbrojtje ne komentet e tyre per Bashen.Mos ka lidhje edhe me vendimet ligjore qe shteti monist mbro pakicen, e manovrat e tyre.Ne se i thoni vehtes demokrat, ligji eshte shumica e jo interpretimi, ne mos qofte kodoshlleku.Kjo esht qellimi percares i ketij rregjimi monist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *