• |
ide | kryesore

Dalin PAMJET/ Si u shkrumbua pallati 10-katësh në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një pallat 10-katësh u përfshi nga një zjarr masiv mesditën e së enjtes në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. U desh më shumë se 4 orë që zjarrfikësit të neutralizonin zjarrin.

Drejtori i Repartit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj tha se fillimisht zjarri ka rënë në katin e dytë dhe më pas nëpërmjet fasadës është përhapur me shpejtësi deri në katin e 10-të.

Kati i fundit i pallatit ishte ndërtuar me materiale të djegshme dhe thuajse është shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Në katin e katërt ka qenë një grua shtatzënë me dy fëmijë dhe nënën e saj. Fatmirësisht kanë arritur që të dalin jashtë sa më shpejt.

Raportohet se për këtë ngjarje është marrë në pyetje nga policia edhe administratori i pallatit shumë-katësh si edhe disa banorë. Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta. Dëmet materiale ndërkohë janë mjaft të mëdha.

E tërë zona u mbulua nga shtëllunga tymi. Ndërtues i pallatit është Tanush Mehilli. Pallati ka vetëm 1 vit që është ndërtuar, ndërsa banorët në katin e pestë kishin vetëm një muaj që kishin hyrë në këtë pallat. ©LAPSI.al

Vijon zjarri në pallatin te ish parku i autobusëve



7 Comments

  1. Djegia e pallatit 10 katesh ne Tirane, nje vit pas ndertimit nxorri ne pah problematiken e urbanistikes se kryeqytetit, mosrespektimin e normave baze te ndertimit dhe distances qe duhet te kene godinat nga njera tjetra, mungesen e nje supervizioni serioz per lejen e shfrytezimit, etj.

    Pavaresisht nga rezultatet e ekspertizes, shkakut te zjarrit apo mangesive ne ndertim, Bashkia mban pergjegjesi te plote kur jep leje ndertimi e shfrytezimi per pallate shumekateshe ku nuk kyn dot as zjarrfikesja per ore te tera dhe shkrumbohen dhjetra shtepi ne mes te dites.

    Grantet e kredite nuk jane zgjidhje per familjet qe kane marre kredi per te blere ata apartamente, sepse dihet qe ne zona te superpopulluara nuk banojne pasaniket e rinj qe perbejne pyllin orbital te Vilave ne Tirane…

    1. Ndertim skandaloz. Nuk eshte respektuar asnje parameter teknik per fasaden. Cfare materiali eshte perdorur? Pse nuk eshte inifug pra kunder zjarrit? Pse midis paneleve nuk perdoren barrierat nderprerese te zjarrit? Si cdo gje ne Shqiperi kalohet me nje çi qi temen se debilat do ta blejne. Ndertuesi ne burg. Por jo vetem ai. Arkitekti,inxhinieri zbatues dhe titullari i firmes ndertuese. Pa lene jashte as inxhinieret e bashkise qe kane dhene lejen e shfrytezimit.

  2. Po mire mo Bushati, qe i vogel luaje ne preherin e Enver Hoxhes, dhe ti Shkullaku qe i je fut gazetarise thjesht me qi pidh (me gishta)… po mire mo, ju te dy nuk e pyetet veten perse zjarri u perhap aq shpejt nen lekuren e nderteses?

    Pra cfare kishte aty qe nuk shkonte?!

    Se po ju bej pyetje tani si te ishit femije debila 2 vjec.

    He? Ca kishte aty qe s’shkonte?

    Si ka mundesi qe materiali izolues i fasades se nderteses i cili duhet te ishte i certifikuar si anti-zjarr merr flake si te ishte barut?!

    Kazan i felliqur!

  3. O Jarge Pallekari.
    Kush ja dha lejen e ndertimit ne se kishte ne projekt keto mangesi?
    Kush i stitucion i kontrolloi materialet (por edhe sistemet) para e gjate ndertimit?
    Kush e kolaudoi dhe e klasifikoi te banueshem?
    Kush lejoi dhe zyrtarizoi blerjet dhe hipotekimin e kesaj godinr?
    Si kjo ndertese ka edhe plot te tjera, do te merret ndonje mase per to?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *