• |
ide | kryesore

Vrasja në Athinë, policia greke arreston një 32-vjeçar turk që dyshohet se kishte nxjerrë në pritë viktimat

Lajme, Të fundit



Policia greke ka arrestuar ditën një 32-vjeçar turk, që dyshohet se mund të ketë njohuri për masakrën e ndodhur në lagjen e quajtur Artemidë, në Athinë, dy ditë më parë.

Turku u kap teksa ishte duke u larguar nga Greqia drejt Turqisë. Atij iu gjetën 4 gëzhoja 9 mm dhe 2 karta false. Nga dëshmitë e disa banorëve të zonës turku kishte njohje me një nga viktimat e vrasjes. Sipas ekspertizave mjeko-ligjore vrasësit e gjashtë turqve kshin përdorur 4 armë zjarri, 2 prej të cilave pistoletë.

Nga hetimet, deri më tani del se viktimat kishin ngritur një grup kriminal që vepronte në vendet e BE-së, por jo në Greqi. Automjeti me të cilin udhëtonin vinte nga Gjermania, me targa gjermane false.

Po ashtu gjatë ditës së sotme u zbulua edhe shtëpia ku qëndronin përkohësisht viktimat, vetëm 2 km larg vendit ku u ekzekutuan. Ata kishin marrë me qira një apartament përmes Airbnb, për të ruajtur anonimatin dhe për të mos rënë në sy të grupeve rivale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *