• |
ide | kryesore

Konjufca: Nuk pranojmë bosnjëzimin e Kosovës, jo të gjitha marrëveshjet mund t’i pranojmë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se jo të gjitha marrëveshjet me Serbinë mund t’i pranojë Kosova.

Ai para medieve tha se nuk mund të pranohet bosnjëzimi i vendit, derisa shtoi se kryeministri Albin Kurti e ka ekipin e vet që t’i analizojë ato nëse janë me interes apo jo. Kritika adreson për BE-në, për të cilën tha se ka qasje të pabalancuar mes dy vendeve.

Kryeparlamentari Konjufca tha se kërkesat e Serbisë janë bërë plan i Bashkimit Evropian.

“Jo të gjitha marrëveshjet mund t’i pranojmë, ne e analizojmë, kryeministri e ka ekipin e vet, dhe vetë atje është për këtë punë që t’i analizojë nëse ato janë në interes të Kosovës apo jo… 04:20 Ne nuk do të lodhemi kurrë që edhe më tutje të argumentojmë me Bashkësinë Ndërkombëtare që kjo është një pozicionim prej të cilës Kosova nuk mund të heqë dorë. Po të hiqte dorë, mund të çojmë në bosnjëzimin e Kosovës. Populli e ka votuar Lëvizjen Vetëvendosje përpos arsyeve të tjera, unë mendoj që njëra prej arsyeve kryesore, qendrore pse Lëvizja Vetëvendosje ka fituar para dy vjetëve, me e spotu këtë proces të bosnjëzimit të Kosovës”, tha ai.

Ai tregoi edhe arsyet se pse e konsideron të pabalancuar qasjen e BE-së ndaj Kosovës.

“Mua më duket e pabalancuar, sepse të gjitha kërkesat që parashtrohen në drejtim të Kosovës korrespondojnë me ato që na i kërkon neve vetë Serbia, sikur dorëheqja pa kurrfarë procedure e kryetarëve të komunave, zhvleftësimi i procesit demokratik edhe i ligjshmërisë së institucioneve tona, të gjitha këto janë kërkesa të Serbisë dhe fatkeqësisht Bashkimi Evropian po na i kërkon këto. Ne nuk mund ta shkelim shtetin tonë. Do të shkojë përmes kushtetutshmërisë, përmes ligjeve të cilat kanë para shikueshmëri. Është transparent procesi se kur japin kryetarët e komunave dorëheqje se çka ndodhë në Republikën e Kosovës. Kjo do të ndodhte edhe në komunat e tjera jo vetëm në atë të veriut. Sot, një kryetar i pjesës së këtyre komunave të tjera nëse jep dorëheqje organizohen zgjedhjet”, tha Konjufca.

Këto deklarata Konjufca i bëri pas shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë në Kuvendin e Kosovës.



2 Comments

  1. Bravo, Glauk.Sa me shume te na shtohet presioni, aq me shume duhet ti tregojme dhembet,se perndryshe do mendojne se presioni i tyre ka gjasa qe te kete sukses. Po te ishim komb patriot, deklarate te ngjashme do bente cdo parti ne Kosove, e te thoshte qe as ne pushtet (po tna ofronin e tna falnin,meqe me vota se fitojme dot kurre)nuk vijme,po na u kerku Zajednica me kompetenca egzekutive.Por ja qe jemi te super percare, dhe Lajcako-Bolellat,e gjejne luksin qe t’na shtojne presionin. Nderkohe ne jo vetem nuk shohim opoziten tradhtare te Kosoves qe te deklaroje vijat e kuqe, por dalin dhe kontribojne edhe ata (me aq takat te vogel sa kane,se ua ka shkri populli forcen,legjimitetin e takatin) ne shtim presioni ndaj Kurtit. Njesoj edhe parti shqiptare jashte Kosove, qe nga partia e Artan Gllubit-Ahmetovskit, Shqiperim Arifit(qe po duhet ta ruajme Luginen edhe nga ndonje helmues si ai,qe duhet te ishtie i pari qe duhet ta mbrotne ne fakt), e deri tek ndonje patrozhanisto-Frrok Cupist, qe mezi pret ti jepet shansi ta sulmoje Kurtin. Ore rrini bashke sa te doni te gjithe ju Anti Kurtistat, Kurtin e mbron dhe e voton ai qe duhet ta mbroje, pra elektorati,sepse duke mbrojt Kurtin po mbrohet Kosova,dhe duke luftu Kurtin(pikerisht tani qe ja kemi me se shumti nevoje)luftoni Kosoven. Zajednica me kompeenca egzekutive,kurre ska per te ndodh.edhe Ademi po te cohet nnga varri.Ai qe guxon vetem ta mendoje ta nenshkruaje, eshte tradhetar,qofte Ramush , qofte nga partia e Isa-Dulla koteve apo e Vlora Citakeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *