• |
ide | kryesore

Vidhnin energji elektrike, vihet në pranga 1 person në Shkodër, 6 të tjerë në hetim

Lajme, Të fundit



Një person është arrestuar nga policia e Shkodrës dhe gjashtë të tjerë janë vënë në hetim penal, për vjedhje të energjisë elektrike.

Sipas policisë shtetasi P.M, banues në Berdicë, u arrestua për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, pasi në biznesin e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Gj., Gj. D., D. B., B. G., V. P. dhe P. Sh., të gjithë banues në Theth, Shkodër, për të njëjtën vepër penale, pasi në banesat/bizneset e tyre respektive janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.



1 Comment

  1. Vjedhjet me te medha te energjise behen ne Mysym Shyri ne Tirane ku behen punime e ndertime dhe dyqanet shfrytezuan rastin per te futur fibren dhe energjine, pa perjashtuar banoret qe vjedhin fqinjet ne bashkepunim me tekniket e zones, per 1000 leke ne dore.

    Kjo po na ndodh edhe me ONE ne linjat qe manipulohen e lidhen me te tjere me pak leke ne dore per tekniket.

    Anarshia dhe mungesa e kontrollit ka sjelle pakenaqesine e madhe ndaj sherbimit qe ofrojne kompanite private, te cilat perfitojne nga qytetaret, sepse nuk i kontrollon shteti….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *