• |
ide | kryesore

Shtrenjtohen vizat e leje qëndrimet në Angli, ndryshimet aplikohen nga 4 tetori

Lajme, Planet



Ministria e brendshme britanike ka rritur tarifat për marrjen e vizave dhe çdo lloj leje qëndrimi dhe ato për aplikimin për pasaporatat britanike.

Në bazë të këtyre ndryshimeve, kostoja e një vize vizitorësh për një periudhë prej me pak se gjashtë muajsh do rritet nga 15 në 115 sterlina, ndërsa tarifa për një vizë studentore e bërë jashtë territorit britanik do rritet nga 127 sterlina aktualisht në 490 në muajin tetor, duke u barazuar me tarifën e aplikimit të bërë kur studenti ndodhet në Britani.

Ndryshimet e tarifave përfshijnë vizat britanike 6 mujore, 2, 5 dhe 10 vjeçare, shumicën e tarifave për vizat dhe lejet e qëndrimit si për arsye pune ashtu edhe studimi, tarifat për lejet e përhershme të qëndrimit si dhe ato për aplikimet për të regjistruar si i natyralizuar për të marrë shtetësinë britanike. Ndryshime që pritet të aplikohen nga data 4 tetor e këtij viti.

Rritja e tarifave bëhet për të lehtësuar barrën e taskapaguesve britanikë në funksionimin e shërbimeve të emigracionit, si dhe për të financuar rritjet e pagave për britanikët që punojnë në sektorin publik, duke ua kaluar këto kosto të huajveve që duan të jetojnë, punojnë apo studiojnë në Britani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *