• |
ide | kryesore

Hugh Jackman dhe Deborra Furness i japin fund martesës

Paparazzi



Hugh Jackman dhe Deborra-Lee Furness i kanë dhënë fund martesës së tyre pas 27 vite së bashku.

“Ne kemi vendosur të ndahemi por familja jonë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë prioriteti ynë”, tha ish-çifti në një deklaratë të përbashkët për People Friday.  E vlerësojmë mirëkuptimin tuaj në respektimin e privatësisë sonë, ndërsa familja kalon këtë tranzicion.”

Deklarata, e nënshkruar “Deb dhe Hugh Jackman”, përfundonte, “Kjo është deklarata e vetme që secili prej nesh do të bëjë”. Aktorët u takuan në xhirimet e serialit televiziv australian “Correlli” në 1995. Më pas u martuan në vitin 1996 dhe birësuan dy fëmijë: Oscar Maximilian Jackman, 23 vjeç dhe Ava Eliot Jackman, 18 vjeç.

Gjatë një paraqitjeje në shfaqjen e Ellen DeGeneres në shkurt 2016, Jack foli për Deborra dhe rikujtoi momentin kur u panë për herë të parë. “Ajo është gjëja më e bukur që më ka ndodhur ndonjëherë”, tha ai në atë kohë.  Kur kujtoi takimin e tyre të parë, Jackman u shpreh: “Të gjithë e donin. I gjithë ekuipazhi ishte i dashuruar me të ndërsa unë kisha aq turp në fillim sa nuk i kam folur fare javën e parë.

Por më pas ai shtoi se mori guximin dhe e ftoi  Furness të darkonte me të. “Unë  ftova atë dhe rreth 20 persona të tjerë dhe ajo tha: “Çfarë ke, a të kam mërzitur?Pse nuk flet me mua. Çfarë kam bërë gabim?”, kujton ai. “Dhe unë i thashë: “Shiko, kam rënë në dashuri me ty”, tha ai. Dhe ajo më tha , ‘Oh me të vërtetë?’ Edhe unë me ty.’.

Megjithë dashurinë për njëri-tjetrin gjatë viteve, dyshja  vazhdimisht përballej me kritika për diferencën e tyre në moshë dhe spekulimet për seksualitetin e Jackman. Në nëntor 2011, aktorja e Sleepwalking hodhi poshtë komentet për martesën e tyre ndërsa fliste me Page Six, duke thënë: “Hugh është shumë më i pjekur se unë, kështu që ne e balancojmë njëri-tjetrin.”.

Furness ndau se ajo gjithashtu ka dëgjuar spekulime për seksualitetin e tij, duke shtuar, ” Unë dhe Hugh nuk i kushtojmë shumë vëmendje. Është për të ardhur keq që këta njerëz nuk kanë asgjë më të mirë për të bërë sesa të bëjnë thashetheme për njerëz që nuk i njohin.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *