• |
ide | kryesore

Bimë kαnabisi dhe municione luftarake në banesë, arrestohet 68-vjeçari në Shkodër

Lajme, Të fundit
Dy vajza nga Fushë-Kruja grabisin dyqanin e qendrës tregtare në Zogun e Zi



Një 68-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike dhe mbajtje të municioneve luftarake.

Ndalimi i tij është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Konglomerat”, ku gjatë një kontrolli në fshatin Gimaj, shërbimet e policisë vunë në pranga shtetasin Gjon Marashi 68 vjeç, banues në fshatin Gimaj, Shkodër. Ai u kap në flagrancë nga blutë e Shkodrës, teksa po kujdesej për kanabisin që kishte kultivuar pranë banesës së tij në Shkodër.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarrpërcjellës, 18 granata dore dhe 13 ndezës të unifikuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e policisë asgjësuan me anë të djegies, 120 bimët narkotike të kultivuara në afërsi të banesës së 68-vjeçarit, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *