• |
ide | kryesore

Ariana Grande bën kërkesën për divorc nga Dalton Gomez

Paparazzi



Ariana Grande bëri kërkesë për divorc nga Dalton Gomez , pas vetëm dy vitesh martesë , sipas Page Six.

Artistja, e cila përfaqësohet nga avokatja e famshme Laura Wasser , përmendi “dallimet e papajtueshme” si arsyen e ndarjes. Gomez thuhet se ka paraqitur kërkesën e tij të divorcit pothuajse njëkohësisht.

Insajderët i thanë gazetës se dyshja kanë qenë vërtet të kujdesshëm dhe respektues  në çdo hap të këtij procesi”.

Page Six konfirmoi në korrik se Grande dhe Gomez ishin ndarë , me një burim që tha në atë kohë, “E morën vendimin së bashku. Ata kishin probleme para janarit, por duan të mbeten miq.” Lajmi për ndarjen e Ariana erdhi pasi ajo u pa pa unazën e martesës teksa ndiqte turneun e tenisit Wimbledon në Londër.

Grande dhe Gomez u martuan fshehurazi në maj 2021 në shtëpinë e saj në Montecito, Kaliforni, vetëm gjashtë muaj pasi ai i propozoi.

Aktorja e “Victorious” fillimisht e kishte mbajtur lidhjen e tyre private, por ajo e bëri publike romancën në maj 2020 kur ai u shfaq në videoklipin e saj “Stuck With U” së bashku me Justin Bieber dhe Hailey Bieber.

Grande ka qenë e fejuar më parë me Pete Davidson , por ata u ndanë në tetor 2018 pas vetëm pesë muajsh së bashku. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *