• |
ide | kryesore

I akuzuar për trafik drogë në Itali, reagon Balla: Efektivi është përjashtuar nga policia

Arkiva, Lajme, Të fundit
Balla



Është vënë në pranga një efektiv policie në shtetin grek. Amarildo Kureta, 32-vjeç punonte prej disa vitesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku ishte pjesë e efektivëve të Forcave Operacionale në këtë drejtori.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë me dije se ky i fundi është përjashtuar nga radhët e policisë, dhe se prej datës 2 gusht nuk ishte më në detyrë.

Mësohet se Kureta kishte marrë lejen vjetore dhe ishte nisur për pushime, por sapo ka hyrë në doganën greke ai është prangosur. Burimet zyrtare të DVP Berat konfirmojnë se nuk kanë pasur asnjë njoftim nga Interpoli se efektivi i tyre ishte person “i shpallur në kërkim” për trafik droge.

Kureta ishte shpallur në kërkim nga shteti italian, ku akuzohet për trafik droge, pas hetimeve disa vjeçare dhe kriptimeve të bisedave telefonike mes efektivit dhe një rrjeti të strukturuar krimi në fushën e narkotikëve.



4 Comments

  1. Ej ju qe s ‘pushoni duke thene qe policia eshte e lidhur me krimin lezojeni mire ate qe tha

    z. Balla se prej dates 2 Gusht i arrestuari nuk eshte pjese e forcave te policise. Pra plot

    58 dite qe nuk eshte ne polici. Por ju prap s’pushoni e thoni ky ka qene me leje te zakonshme

    dhe ka qene ne listpagese gjate kesaj periudhe bile edhe ne momentin e arrestimit, por c’tu

    bejme ju foltoristeve te Salihut qe arrini der aty sa te thoni se qeveria eshte e lidhur me krimin

    meqenese ministrat e saj jane ne burg ose ne ndjekje penale ose te arratisur se kane bashkepunuar

    kane ndare parate e buxhetit apo kane favorizzuar grupet kriminale ? Keta ministra e zyrtare

    vertet jane te arrestuar, ne ndjekje penale apo te arratisur per vjedhje, per korrupsion, per shperdorim

    detyre, per lidhje me krimin e organizuar por ama nuk jane “non grata ‘ si Salihu juaj qe aq shume

    i ka fsheh provat e korrupsionit te tij sa as qeveria, as policia, as prokuroria as SPAK e as CIA

    amerikane nuk po gjejne prej 10 vjetesh nje prove apo nje fakt te vetem. Kjo ka ardhur se “non

    grata” juaj eshte shume i djallezuar kurse keta rilindasit shume naive qe kane vjedhur vetem disa

    qindra milion dollare e s’kane qene te zotet ti fshehin gjurmet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *