• |
ide | kryesore

Osmani takohet me Chollet dhe Escobar: Roli i SHBA-së, kyç për të përfunduar me sukses dialogun

Lajme, Të fundit



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbrëmjen e djeshme ajo zhvilloi një takim në New York me këshilltarin e lartë amerikan, Derek Chollet dhe të dërguarin e SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar. Presidentja ka njoftuar se në takim kanë biseduar për zhvillimet në dialog.

“Theksoi rëndësinë e një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve dhe se roli i SHBA-së është kyç për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes reciproke”, shkruan Osmani. Gjatë vizitës në SHBA, Osmani ka zhvilluar takime edhe me liderë tjerë botërorë.



2 Comments

  1. Derek Chollet ,presidenten tone e takon aty ku duhet. Per te mos thene, se e ftojne Kosoven ne OKB edhe pse akoma nuk eshte pjese e saj,(aq sa dikur edhe ambasadorin rus aty e cmendte ky fakt). Ndersa Lajcakun e takon ne nje fastfood, sikur po takon nje ordiner,dhe jo nje diplomat(qe sado eshte nje diplmat Sllovakie hesapi, prape mban titullin diplomat). Shpesh gjerat thuhen edhe pa fol hic, por nepermjet simbolikave

  2. Ilir Meta dhe Sali Berisha e dinë fare mirë se, çfarë kanë bërë dhe çfarë i pret. Të dy janë kokat e së njëjtës kuçedër, të as asaj të korrupsionit, krimit, mashtrimit dhe tradhtisë që ka marrë peng këtë vend dhe këtë popull. Çdo errësirë ka fundin e saj, kështu që edhe kjo kuçedër po e ndjen afrimin e fundit të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *