• |
ide | kryesore

Video/ Debutimi historik i arbitrave shqiptar në Champions: Jorgji mes polemikave për një penallti

-Instant, F1, Sport, Video
Jorgji



Enea Jorgji dhe skuadra e arbitrave shqiptarë kanë bërë historinë tashmë, duke debutuar në fazën e grupeve të Champions League. Kryesori ka vënë drejtësi në takimin mes Young Boys dhe Leipzig, fituar 1-3 nga gjermanët. E megjithatë, Jorgji në debutimin e tij në elitën e futbollit europian nuk ka kaluar pa polemika.

Lexo më tej: Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: katër arbitra shqiptarë, kryesor Jorgji, gjykojnë në grupet e Champions League

Me rezultatin në barazim 1-1, Xavi Simons u pengua në zonë duke reklamuar një penallti. Jorgji ka shkuar ta shohë episodin edhe në monitorin VAR, por në fund nuk e gjykoi se ishin rastet për penalitetin ekstrem. Një vendim që ka krijuar pakënaqësi te gjermanët. Edhe pse sido të ishte vendimi që mori arbitri shqiptar, nuk ka ndikuar në rezultatin përfundimtar, duke qenë se Leipzig e fitoi ndeshjen në transfertë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *