• |
ide | kryesore

Blindohet gjykata e Vlorës/ Kishin planifikuar një vrasje, sot masa e sigurisë 6 të arrestuarve

Lajme, Të fundit



Blindohet Gjykata e shkallës së Parë në Vlorë. 6 personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Obelisku’ do të dalin sot para togave të zeza ku dhe do t’i komunikohet masa e sigurisë.

Kujtojmë se dy ditë më parë, pas hekurave ranë shtetasit Satilno Basho, Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi si dhe Kevin Metaj, të cilët akuzohen se kishin planifikuar një vrasje.

ARRESTIMI

Këta shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm dhe me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e krimeve të rënda kundër personit, u kapën në flagrancë, në ambientet e një lokali, në lagjen “Lef Sallata”.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në këtë lokal, shërbimet e Policisë iu gjetën shtetasve Satilno Basho dhe Mariglen Aliaj, dy armë zjarri pistoleta (“Glock” dhe “TT”), me fishekë në fole, të gatshme për qitje.

Armët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 automjete që posedonin shtetasit e arrestuar, 2600 euro dhe 8 celularë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *