• |
ide | kryesore

Flakadanët e trazirat me Poloninë, UEFA dënon Shqipërinë: gjobë e mbyllje e pjesshme e ‘Air Albania”

-Instant, Sport
UEFA



Ngjarjet e ndodhura brenda stadiumit Air Albania në ndeshjen e fundit kualifikuese të shtatorit, për Euro 2024, nuk kanë kaluar pa pasoja. UEFA ka dënuar dy Federatat, atë shqiptare dhe atë polake, me gjoba të forta financiare. Motivi është ndezja e flakadanëve, hedhja e sendeve në fushë dhe aktet e dëmtimit. Për FSHF-në, UEFA ka vendosur mbylljen e pjesshme të stadiumit për një ndeshje. Për Federatën polake një ndeshje pa tifozë në transfertë. Vetëm se të dyja këto vendime të fundit janë me kusht. Kjo do të thotë se do të aplikohen vetëm nëse brenda një afati kohor 2 vjeçar do të përsëriten.

UEFA ka gjobitur “Federatën Shqiptare të Futbollit me 30,000 euro dhe urdhëroi mbylljen e pjesshme të stadiumit të Federatës Shqiptare të Futbollit”. Pra bëhet fjalë për gjithë tribunën veriore dhe jugore gjatë ndeshjes së ardhshme të kompeticionit të UEFA-s në të cilën Federata Shqiptare e Futbollit luan si pritëse. “Mbyllja e pjesshme e stadiumit në fjalë – vazhdon vendimi – pezullohet për një periudhë provuese prej dy (2) vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi”. Kështu, që për ndeshjen kundër Repulikës Çeke stadiumi do të jetë i tejmbushur sërish dhe gati për të mbështetuu kuqezinjtë drejt ëndërrës kualifikim. Një frymëmarrje lehtësimi, duke qenë se ajo kundër Çekisë është një ndeshje shumë e rëndësishme.

Lexo më tej: FOTO/ Cigarja e dëshpërimit të Santos e vetmia e Lewandowski: Polonia ikën e shkatërruar nga shqipëria

VENDIMI I KOMISIONIT TË DISIPLINËS TË UEFA-s

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 30,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Pra e gjithë tribuna veriore dhe jugore gjatë ndeshjes së ardhshme (1) të kompeticionit të UEFA-s në të cilën Federata Shqiptare e Futbollit luan si shoqatë pritëse. Motivi është ndezja e flakadanëve, hedhja e sendeve në fushë dhe aktet e dëmtimit. Mbyllja e pjesshme e stadiumit në fjalë pezullohet për një periudhë provuese prej dy (2) vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.

Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 14,000 euro për bllokimin e rrugëve publike.

Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për sjelljen e pahijshme të skuadrës së saj.

Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për reklamimin e ndaluar të sponsorëve në çanta.

Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore.

Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për organizimin e pamjaftueshëm dhe moszbatimin e një strategjie të duhur të ndarjes së biletave.
Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për mediat e paautorizuara në fushë.

VENDIMI PËR POLONINË

Të gjobisë Federatën Polake të Futbollit me 15,000 € dhe të ndalojë Federatën Polake të Futbollit që t’u shesë bileta tifozëve të saj jashtë vendit për ndeshjen e radhës (1). Motivi është hedhja e objekteve dhe ndezja e flakadanëve. Kjo ndalesë për shitjen e biletave pezullohet për një periudhë provuese prej dy (2) vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.

Të gjobisë Federatën Polake të Futbollit me 5000 euro për akte dëmtimi.

Të urdhërojë Federatën e Futbollit të Polonisë që të kontaktojë Federatën Shqiptare të Futbollit brenda 30 ditëve për shlyerjen e dëmeve të shkaktuara nga mbështetësit e saj, pra për karriget e thyera.

Të paralajmërojë Federatën Polake të Futbollit për sjelljen e pahijshme të ekipit të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *