• |
ide | kryesore

Mourinho kërkon të shkojë deri në fund në Europa League: ja të gjitha përballjet

-Instant, Sport
Mourinho



Është radha e Europa League, me gjithcka që rinis pas finales së Budapestit, që ka lënë dëshpëruese për revansh Romën e Jose Mourinho. Në realitet verdhekuqtë e nisin nga Tiraspol, Transnistria, shtëpia e Sherifit, por finalja e Europa League vitin e kaluar në Hungari po ndihet ende në shtëpinë e Romës. Mjafton të shikosh pankinën dhe të mos shohësh teknikun Mourinho, i detyruar të vuajë dënimin e parë të katër ndeshjeve për fjalët e tij kundër arbitrit Taylor, pas finales kundër Sevilla. E vetë anglezi është fantazma që do të rrijë pezull për pak kohë mbi verdhekuqtë në Europë dhe dëshirën e Mou për të marrë në shtëpi trofeun numër 27 të karrierës së tij.

Kontinenti ka qenë shtëpia e Romës që kur ata drejtohen nga Special One. Një Conferencë e fituar në Tiranë dhe një Europa League e venitur në aktin e fundit. Ka material mjaftueshëm për të menduar se mund të arrijnë deri në fund. Ndërkohë duhet t’i marrin ndeshjet hap pas hapi dhe i pari është në transfertë me Sheriff. Dallimi në kualitet është i dukshëm, edhe pse sulmi i Romës nuk do të jetë ai që ëndërrojnë tifozët. Dybala sigurisht që e nis nga pankina dhe Lukaku mund të mos jetë. Mourinho e ka bërë të qartë se në dyshet sulmuese preferon një sulmues të pastër dhe një tjetër që lëviz. Kjo është arsyeja pse, duke e marrë si të mirëqenë praninë e Belotti, ka të ngjarë që El Shaaraëy të jetë në krah të tij.

SURPRIZA GASPERINIANE

Atalanta duhet të heqë maskën dhe ta bëjë të qartë se kush janë në të vërtetë. Bergamaskët kanë ndryshuar shumë, veçanërisht përpara. E nuk është e lehtë të mësosh shpejt konceptet Gasperiniane. Megjithatë, ulje-ngritjet në fillim të sezonit po ngjallin shumë dyshime te tifozët. Sonte, në shtëpi kundër polakëve të Rakov Czestochoëa, nuk do të jetë aq i thjeshtë sa emri, i panjohur për shumicën, mund të bëjë të mendohet. Trajneri Szëarga, i mbiquajtur Nagelsmann polak, propozon një futboll të ngjashëm me atë të Gasp, me fazën sulmuese të zhvilluar sipas krijimit të rombeve anësore dhe fazën e mbrojtjes bazuar në agresivitetit individual. Me pak fjalë, Atalanta do ta vendosë veten në pasqyrë me një tjetër ndryshim përpara. Pa Scamacca do të jetë Lookman, De Katelaere dhe Pasalic për të shkëmbyer pozicione në një sektor të avancuar që mund të jetë 1+2 ose 2+1, në varësi të momentit.

Lexo më tej: Mourinho e ka me arbitrin që do gjykojë Shqipërinë në Çeki: “Nëse flas më japin 10 javë skualifikim”

NDESHJET E MBRËMJES

Europa League Group A
21:00 Olympiacos – Freiburg
21:00 West Ham United – TSC Backa Topola
Europa League Group B
21:00 Ajax – Marseille
21:00 Brighton – AEK Athens
Europa League Group C
21:00 Rangers – Real Betis
21:00 Sparta Prague – Aris Limassol
Europa League Group D
21:00 Atalanta – Rakow Czestochowa
21:00 Sturm Graz – Sporting CP
Europa League Group E
18:45 LASK – Liverpool
18:45 Union St.Gilloise – Toulouse
Europa League Group F
18:45 Panathinaikos – Villarreal
18:45 Rennes – Maccabi Haifa
Europa League Group G
18:45 FC Sheriff – Roma
18:45 Servette – Slavia Prague
Europa League Group H
18:45 Bayer Leverkusen – BK Haecken
18:45 Qarabag FK – Molde



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *