• |
ide | kryesore

Reforma Zgjedhore/ Bardhi letër Nikollës: Të ndryshojë komisioni

Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka dërguar një kërkesë kryeparlamentares Lindita Nikolla që të fusë në rendin e ditës propozimin e tij për ndryshimin e përbërjes së Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore.

Bardhi kërkon që të largojë si bashkëkryetar të komisionit Enkelejd Alibeajn dhe të vendosë Oerd Bylykbashin.

Për një vit e gjashtë muaj, janë zhvilluar vetëm dy mbledhje, duke bllokuar çuarjen përpara të kësaj reforme të rëndësishme për vendin”, thuhet në kërkesë.

Bardhi propozon bashkëkryetar të komisionit për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashin, ndersa si anëtarë deputetët Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Saljanji, Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Fatmir Mediu, Shpetim Idrizi dhe Petrit Vasili.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *