• |
ide | kryesore

Shpërndante drøgë pranë një shkolle, arrestohet 19-vjeçari në Dibër

Lajme, Të fundit
Dy vajza nga Fushë-Kruja grabisin dyqanin e qendrës tregtare në Zogun e Zi



Një 19-vjeçar është arrestuar në Dibër për posedim të lëndëve narkotike. Ai u kap teksa po lëvizte në afërsi të një shkolle.

Njoftimi i policisë:

Policia e Dibrës në zbatim të masave të sigurisë në shkolla, për parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe nxënësve të shkollave,  si dhe në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, është siguruar informacion se në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle të mesme në qytetin e Peshkopisë, shiteshin doza të lëndës narkotike cannabis sativa menjëherë është  ndërhyrë për goditjen e këtij rasti.

Si rezultat shërbimet e Policisë,  kapën dhe shoqëruan shtetasin F.Rr., 19 vjeç, banues në Dibër, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike e ndarë në doza.

19-vjeçari, në përfundim të veprimeve të para hetimore është proceduar penalisht, ndërkohë që në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *