• |
ide | kryesore

Matteo Messina Denaro bie në koma

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-bosi i mafies 61-vjeçar, Matteo Messina Denaro, i cili u arrestua në Palermo janarin e kaluar, është në një gjendje kome.

Lajmi është bërë i ditur nga mbesa e tij, e cila është edhe avokatja e tij. Ndër të tjera, Denaro akuzohet si porositësi i shpërthimeve të viteve 1990 në Firence, Milano dhe Romë, si dhe për vrasjen e gjyqtarëve Paolo Borcellino dhe Giovanni Falcone në vitin 1992.

Ai vuante prej kohësh nga kanceri i zorrës së trashë dhe kur u arrestua, ish-drejtuesi i Cosa Nostra ishte jashtë një klinike private në Palermo. Ai nuk u pendua për të kaluarën e tij dhe deklaroi, në fakt, se “po të mos kishte qenë i sëmurë, nuk do të ishte kapur kurrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *