• |
ide | kryesore

Zjarr në zonën me ullinj në Berat, flakët shkrumbojnë 1 ha me pemë dhe bimësi

Lajme, Të fundit
Fier, flakët, zjarr, zjarri



Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën me ullinj në fshatin Lapardha të Beratit. Ai ka nisur fillimisht në ullishten në pronësi të shtetasit Klodjan Gjeçollani. Më pas mësohet se si pasojë e erës dhe temperaturave të larta, flakët janë përhapur me shpejtësi drejt ullishteve të tjera.

Si pasojë e zjarrit u përfshi nga flakët një sipërfaqe prej rreth 1 ha me shkurre e disa rrënjë ullinj. Burime të zjarrëfikësve në vendngjarje konfirmojnë se zjarri ka qënë i qëllimshëm. Për kqyrjen e vendit të zjarrit në zonë kanë mbërritur edhe ekspertë të policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *