• |
ide | kryesore

F1/ Verstappen dominon në Suzuka: fitore e titulli kampion bote për konstruktorë për Red Bull

-Instant, F1, Sport
Red Bull



Max Verstappen autografon në Suzuka fitoren që i dhuron Red Bull titullin e gjashtë të Konstruktorëve. Në podium me kampionin holandez ngjiten Lando Norris dhe Oscar Piastri (podiumi i parë në GP për australianin), në pozicione të përmbysura në krahasim me startin. Charles Leclerc konfirmon vendin e katërt pas McLaren. Vendi i pestë për Lewis Hamilton i cili i paraprin pilotit tjetër të Ferrari Carlos Sainz. Një pozicion më pas renditet Mercedes i George Russell, i vetmi nga të mëdhenjtë që garoi me strategjinë e një ndalese.

Asnjë surprizë në Çmimin e Madh të Japonisë, “pre” që nga sesioni i parë i stërvitjes të premten e dëshirës së pakufishme të Verstappen për revansh pas gjysmë-dështimit në Singapor. Me pak fjalë, gjithçka siç ishte planifikuar për kampionin holandez. Verstappen bëri një paraqitje të patëmetë dhe la prapa një humnerë të vërtetë. Nëntëmbëdhjetë sekonda distancë për ndjekësin e tij më “të drejtpërdrejtë” Norris. Piloti anglez i McLaren arriti të mbajë prapa shokun e tij të skuadrës australian, që e kishte mundur në kualifikime. Të dy makinat Mercedes, pak a shumë “si Verstappen”, garuan më vete, në krahasim me pjesën tjetër të grupit.

Ferrari dhe Mercedes nuk ishin në gjendje të konkurrojnë me Red Bull dhe po e bëjnë garën me njëri-tjetrin. Leclerc rifiton qendrën e skenës së Ferrarit. Piloti nga principata bëri një parakalim fantastik nga jashtë ndaj Russell, për më tepër me gomat të mbaruara. Një strategji larg të qenit perfekte si për skuadrën e Maranellos (në lidhje me Sainz) ashtu dhe për Black Arrows. Hamiton dhe Russell u sfiduan disa herë me njëri-tjetrin në fillim të GP, pastaj në fund u ngatërruan përsëri, pa mundur parandalojnë Sainz që të parakalonte Russell që ishte përpara finishit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *