• |
ide | kryesore

Video/ Shpendi, Ismajli e Berisha ja bënë jetën të vështirë: Inter bën pesë në pesë me Dimarco

-Instant, F1, Sport, Video
Inter



Në ndeshjen e drekës së javës së pestë të Serie A, Inter fiton 1-0 në fushën e Empoli. Me këtë sukses, Inzaghi mbetet në krye të renditjes me pikë të plota. Sfida në Castellani u vendos nga Dimarco, i cili në minutën e 51′ lëshoi një goditje fantastike me të majtën. Topi në kryqëzimin e shtyllave ishte i pakapshëm për portierin Berisha. E megjithatë shqiptarët e Empolit, Shpendi e Ismajli, bashkë me portierin, ia bënë jetën të vështirë skuadrës së Inzaghit. Zikaltrit u kthyen +3 ndaj Milan dhe +5 ndaj Juventus. Humbja e pestë për toskanët, Andreazzoli e nisi sërish pa pikë.

E tani janë pesë. Inter del me maksimumin edhe në ndeshjen e parë të drekës së sezonit, duke mundur Empoli 1-0. Një perlë e një prej ish-lojtarëve të ndeshjes, Federico Dimarco vendosi kapitullimin e toskanëve. Zikaltrit, në Castellani, e nisën fort me presing ndaj mbrojtjes së Andreazzoli, që bëri debutimin e tij të katërt në pankinën toskane. Goditjet nga distanca të Calhanoglu dhe Frattesi nuk frikësuan portierin e kombëtres kuqezi Berisha. Mundësia më e mirë e pjesës së parë erdhi në goditjen me kokë të Darmian, ku Ismajli shpëtoi me kokë në vijën e portës. Me kalimin e minutave, megjithatë, vendasit morën masa ndaj kryesuesve të kampionatit, duke rrezikuar më pak dhe duke guxuar më shumë. Shpendi sidoqoftë pati pak mundësi.

Lexo më tej: Inter, për Zhang gati një super-ofertë prej 1,3 miliardë euro: rishfaqet fondi Investcorp

PERLA E DIMARCOS

Ndjesia është se duhej një episod për të zhbllokuar ndeshjen, që erdhi në minutën e 51′. Topi u largua nga zona dhe Dimarco me të majtën e dërgoi nën kryqëzimin e shtyllave, ku Berisha nuk mund të arrinte. Inzaghi futi De Vrij, Barella dhe Arnautovic për Bastoni, Frattesi dhe Lautaro, ndërsa Andreazzoli ndërroi 2/3 e mesfushës duke futur Fazzini dhe Grassi. Në minutën e 78′ Thuram rrezikoi të përsëriste mrekullinë e tij ndaj Milanit, por këtë herë goditja me të djathtën përfundoi pak mbi traversë. Drithërima në fund për zikaltrit. Arnautovic, ish-lojtari austriak i Bolonjës, u dëmtua duke e lënë ekipin e tij me dhjetë lojtarë. Fortesa zikaltër rezistoi, Shpendi u zëvendësua nga Cancellieri 10 minuta nga fundi, por asgjë nuk ndryshoi. Interi shkon në 15 pikë nga 15 në dispozicion. Ende 0 pikë dhe 0 gola për Empolin, por ndjesia është se ndeshja e parë e Andreazzoli ishte pozitive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *