• |
ide | kryesore

“Ciao Ancelotti”: Real Madrid e ka vendosur tashmë trajnerin e të ardhmes

-Instant, Sport
ancelotti



Pavarësisht driblimeve të përsëritura të teknikut Carlo Ancelotti, duket e sigurt tashmë mbërritja e tij në pankinën e Brazilit. Federata e futbollit e Selecaos nuk e ka fshehur kurrë, në fakt, interesimin e saj për trajnerin italian. Ancelotti sidoqoftë do të marrë drejtimin e 5 herë kampionëve të botës duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Një konfirmim shtesë, edhe pse indirekt, vjen nga Spanja. RadioMarca siguron se Real Madrid ka vendosur se cili do të jetë trajneri i ardhshëm i Los Blancos: Xabi Alonso.

Për Xabi Alonso do të ishte një rikthim në Madrid. Ai luajti atje nga viti 2009 në 2014 (në sezonin e fundit, 2013-14, me Ancelottin si trajner. Spanjolli ka përfaqësuar Blancos në 236 ndeshje, duke fituar një La Liga, dy Kupa Spanjolle, një Superkupë spanjolle, një Champions League dhe një Superkupë UEFA. Xabi Alonso më pas filloi një karrierë trajneri, fillimisht te Real Sociedad B dhe më vonë te Bayer Leverkusen, ku ai po i befason të gjithë. Pasi mori drejtimin në tetor 2022, ai përfundoi në vendin e gjashtë sezonin e kaluar, duke fituar kualifikimin në Europa League. Edhe këtë vit ai e ka filluar shkëlqyeshëm, duke ia bërë jetën të vështirë Bayern Munich në Bundesligë.

Lexo më tej: Video/ Atletico pushton Madridin: dygolëshi i Morata e Griezmann fundosin Real

Sipas RadioMarca, Xabi Alonso, 42 vjeç në nëntor, e ka kaluar përfundimisht Raul në hierarkitë e brendshme. Trajneri aktual i Real Madrid Castilla, aspiron të ngjitet në skuadrën e parë. Por me shumë mundësi do t’i duhet të presë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *