• |
ide | kryesore

Kombëtarja amerikane humbet yllin e saj më të ndritshëm: Rapinoe tërhiqet pas 203 ndeshjeve e 63 golave

-Instant, Sport
Rapinoe



Ylli i futbollit amerikan Megan Rapinoe, 38 vjeç, kampione olimpike dhe dy herë kampione bote, luajti (dhe fitoi) ndeshjen e saj të fundit me kombëtaren amerikane. Sulmuesja i dha lamtumirën kombëtares në miqësoren kundër Afrikës së Jugut, e cila përfundoi me suksesin 2-0. E zëvendësuar në minutën e 9′ të pjesës së dytë, ajo i dha fund një karriere kombëtare që zgjati më shumë se 17 vjet, me 203 ndeshje dhe 63 gola.

Rapinoe, një figurë me peshë botërore në futbollin e femrave, veçanërisht e përkushtuar ndaj të drejtave LGBT+, do ta mbyllë përfundimisht karrierën e saj në nëntor. Sulmuesja ka ndërmend ta çojë deri në fund sezonin e rregullt të kampionatit të Shteteve të Bashkuara, duke luajtur për OL Reign. Lojtarja më e mirë e vitit FIFA 2019 ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për kombëtaren amerikane, megjithëse gushtin e kaluar u eliminua nga Suedia në fazën e 1/8 të Kupës së Botës të luajtur në Australi dhe Zelandën e Re. Ajo fitoi turneun olimpik me Shtetet e Bashkuara në Lojërat e Londrës në 2012 dhe më pas Kupën e Botës në 2015 dhe 2019.

Lexo më tej: Nga Rapinoe te LeBron James, yjet e sportit amerikan kundër vendimit për abortin: “Nuk është pro-jetës

“Jam mirënjohëse që kam qenë në gjendje të luaj për kaq gjatë me kaq shumë lojtare të jashtëzakonshme. Si dhe që kam pasur sukses jashtë fushës,” përshëndeti ajo. Ndër betejat në të cilat ajo ka kontribuar me sukses, është edhe ai për trajtimin me pagë të barabartë midis burrave dhe grave brenda Team USA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *