• |
ide | kryesore

Ariana Grande shfaqet në publik me Ethan Slater

Paparazzi



Ariana Grande dhe Ethan Slater janë shfaqur në publik së bashku pas polemikave.

Çifti u pa  teksa po shëtiste nëpër Disneyland të premten mbrëma, sipas fotove të marra nga blogu i famshëm Deuxmoi. Dyshja, fytyrat e të cilëve nuk mund të shihen, u fotografuan nga pas teksa prisnin një udhëtim.

Dalja erdhi më pak se një javë pasi artistja bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj i larguar, Dalton Gomez, pas dy vitesh martesë.

Sipas dosjeve, Grande kërkoi që të respektohej marrëveshja e tyre paramartesore. Ajo gjithashtu dëshiron që disa nga bizhuteritë e saj të shtrenjta të konsiderohen pronë dhe asete të veçanta. Pavarësisht ndarjes së tyre, burimet i thanë Page Six se  kanë mbetur miq.

Insajderët gjithashtu i thanë TMZ se nuk ka mëri mes tyre  dhe se “ata kanë qenë vërtet të kujdesshëm dhe respektues për njëri-tjetrin në çdo hap të këtij procesi”.

Megjithatë, ky mund të mos jetë rasti për Slater dhe gruan e tij të larguar, Lilly Jay, me të cilën ai ka një djalë 1-vjeçar. Kur u publikua lajmi në korrik se Ariana  po dilte me Ethan , burime të njohura me situatën i thanë Page Six se Jay ishte “plotësisht e tronditur” nga marrëdhënia./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *