• |
ide | kryesore

DASH: Rusia ka treguar se nuk është një partner i besueshëm

Lajme, Të fundit



SHBA tha sot se Rusia ka treguar se nuk është një “partner i besueshëm”, pas sulmit të Azerbajxhanit ndaj Nagorno-Karabakut dhe akuzave të Armenisë se Moska nuk i mbështet ato.

“Rusia ka treguar se nuk është një aleat i besueshëm,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, kur u pyet nga gazetarët për këtë çështje.

Të dielën, kryeministri armen Nikol Pashinyan fajësoi drejtpërdrejt Moskën, duke i quajtur aleancat e vendit të tij “të paefektshme”, diçka që Rusia e kundërshton.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit shprehu gjithashtu “shqetësimin e thellë” të SHBA-së për fatin e banorëve armenë të Nagorno-Karabakh, duke theksuar se ajo “miraton” thirrjet për vendosjen e një misioni ndërkombëtar në rajon për të sjellë transparencë dhe për të siguruar civilët. Ai ka shtuar se për këtë çështje janë duke u zhvilluar “diskutime”, por pa dhënë detaje të tjera.

Miller bëri thirrje që të vazhdojë të respektohet armëpushimi, të plotësohen nevojat humanitare të popullsisë dhe të rifillojnë bisedimet e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.



4 Comments

  1. NAGORNI KARABAKU NJE PIK E NXEHT QE PO EKLIPSON NJE LUFT TURQI IRAN ME PERMASA SHKATRRUESE PER DU VENDET KJO I INTERESON SI PRENDIMIT SI MOSKES.ESHTE SGJUARSI E DU VENDEVE MUSLIMANE QE TE DIALOGOJN MES VETE DHE NDALOJN GJAKDERDHEN DHE GJEJN EKUJLIBRAT DHE SFIDOJN KOSTOT QE TJERET DUAN TE HELLIN MBI TO

    1. fiks, amerika e bidese ka humor vari karin!

      bideja qe takon njeriun e padukshem dhe kamala cingija qe vetem llomotit dhe zgerdhihet jane udheheqesit e USA sot! te vjen keq qe nje vend serioz i madh dhe super i rendesishem eshte bere palacollek

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *