• |
ide | kryesore

F1, titulli i tretë nuk mjafton: Verstappen gjithnjë në kërkim të rekordeve të reja

-Instant, Sport
Verstappen



Rinis nga… e para! Me kthimin e tij te fitorja në Çmimin e Madh të Japonisë, Max Verstappen rilidhi fillin, në Suzuka, me gjuetinë për të gjitha rekordet në historinë e Formula 1. I përkushtuar plotësisht në misionin e tij (që mesa duket nuk i jep asnjë peshë…), kampioni holandez, që po rishkruan historinë e automobilizmit, e kishte ndërprerë të dielën e 17 shtatorit në Singapor ndjekjen për rekordin e podiumeve të njëpasnjëshme në një sezon. Aktualisht rekordi mbahet nga Michael Schumacher me 17, ndërsa Verstappen ndaloi në 14. Gjithçka duhet bërë tashmë nga fillimi, me pak fjalë, por SuperMax është larguar nga Japonia në ndjekje të një prej rekordeve më të rëndësishme.

Për të thënë të drejtën, duke hequr nga rekordi për të cilin flasim fjalën “rradhazi”, kampioni holandez, që mund të bëhet kampion bote për të tretën herë radhazi në Katar, tashmë ka bërë më mirë se Schumacher. Holandezi është ngjitur tetëmbëdhjetë herë në podium në vitin 2021, në gjithsej njëzet e dy GP. Megjithatë, nuk duhet harruar se – në vitet kur Michael ishte aktiv në Formula 1 – kalendari i kampionatit botëror arriti në njëzet GP vetëm në sezonin e tij të lamtumirës. Referenca është për vitin 2012, kur Schumi drejtonte Mercedes dhe epopeja e tij me Ferrarin kishte mbaruar prej kohësh.

KRAHASIMI

Duke e zgjeruar çështjen, Michael ende mbizotëron mbi Verstappen për sa i përket numrit të paraqitjeve në podium – radhazi, përsëri – në harkun e më shumë sezoneve. Nëntëmbëdhjetë për ish-pilotin gjerman i cili – përpara se të ngjitej në podium për të shtatëmbëdhjetë GP-të e Kampionatit Botëror 2002 – e kishte bërë gjithashtu edhe në dy të fundit e vitit të kaluar. E ndërprerë siç u përmend më lart nga fundjava në Marina Bay, seria shumëvjeçare e Max (pesëmbëdhjetë GP) kishte filluar me fitoren në finalen e madhe e Abu Dhabi 2022.

Lexo më tej: F1/ Verstappen dominon në Suzuka: fitore e titulli kampion bote për konstruktorë për Red Bull

Mbetet për t’u thënë se, nga çdo këndvështrim që ta shohësh, krahasimi anon në favor të holandezit vetëm në aspektin e cilësisë absolute. Rekordi i gjermanit është “njollosur” disi nga një vend i tretë në GP e Malajzisë i 21 viteve më parë, aty ku Verstappen nuk ka rënë kurrë më poshtë se shkalla e dytë e podiumit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *