• |
ide | kryesore

Mashtrim fiskal në blerjen e Osimhen: De Laurentiis nën hetim nga Prokuroria e Romës

-Instant, Sport
Laurentiis



Prokuroria e Romës ka proceduar me regjistrimin e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, në listën e të dyshuarve me akuzën e kontabilitetit të rremë. Bëhet fjalë për një akt që ka ardhur pas transmetimit të dokumenteve nga prokurorët napolitanë. Procedimi është i lidhur me fitimet e supozuara fiktive të kapitalit, rreth blerjes së sulmuesit Victor Osimhen në vitin 2020 nga skuadra franceze Lille.

Gushtin e kaluar, hetimi për fitimet e supozuara fiktive kapitale të klubit të De Laurentiis u zhvendos nga Napoli në Romë. Një lëvizje sepse buxheti i klubit italian ishte miratuar pikërisht në kryeqytet. Në shënjestër ishte shitblerja në 2020-ën e Victor Osimhen nga Lille. Sulmuesi nigerian mbërriti për shumën e 71 milionë e 250 mijë euro. Në fakt, Napoli pagoi vetëm 50 direkt, duke vlerësuar 21.25 milionë kartonët e Karnezis dhe tre lojtarëve të rinj. Liguori, Manzi dhe Palmieri humbën më pas pa gjurmë në futbollin e nivelit të lartë.

Lexo më tej: De Laurentiis tallet me Al Hilal: “Për 200 milionë blini një këmbë të Osimhen”

Vlerësimi i tre të rinjve është ai që po përpiqen të sqarojnë prokurorët Piscitelli dhe De Falco. Ata flasin për një “operacion pjesërisht objektivisht inekzistent prej 21.25 milionë euro. E fitime kapitale fiktive prej gati 20 milionësh”. Për këtë arsye, me akuzën e “kontabilitetit të rremë” dhe “deklarimit mashtrues” Aurelio De Laurentiis, gruaja e tij Jacqueline Baudit dhe fëmijët e tyre Edoardo dhe Valentina janë regjistruar në listën e të dyshuarve. Hipoteza e kontabilitetit të rremë mbetet në këmbë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *